Egzon Gashi përgatitë kampionë botërorë në shkollën e tij të kick boksit

126 Lexime

15:06:05               2018-01-09

 

 

 

 

Ëndrra e Egzon Gashit nga Neuburgu i Gjermanisë gjithnjë ka qenë të ketë një shkollë të veten personale për kick boks. Kjo ëndërr tashmë i është plotësuar dhe nga ky muaj ai ofron kurse dhe ndërmjetëson në sportet luftarake.

Egzoni ka filluar me ushtrimet dhe punën me të rinjtë, ai nuk është vetëm trajneri i kursit por edhe menaxhues i shkollës së tij personale për kick boks. Vetëm para disa ditësh, Egzoni, i cili tash e 16 vite merret me këtë sport, edhe personalisht e ka realizuar kursin e parë. Nuk është rastësi që shkolla e tij mban emrin „Gladiator Fight Club“, pasi për vite të tëra është i shoqëruar me kampionin e shumfishtë botëror Dardan Morina. Dardani e ka përkrahur në planet e veta.

Sportisti 29-vjeçar është duke i huazuar lokalet në studion e fitnesit për shkollë të kick boksit, pasi në Neuburg ende nuk ka një shkollë të vërtetë me hapësirë Dojo. „Herëdo-kurëdo jam duke menduar ta hapi një të tillë“, ka pohuar Egzoni për „Aarburger Allgemeine Zeitung“, përcjellë Shtegu.com. „Në shkollën time për kick boks dua t`i përgatiti nxënësat për kampionë botërorë“, vazhdon më tej Egzoni, përndryshe prindër i dyfishtë, duke shtuar: „Brenda një viti do t`i dërgoj në turne, ndërsa ata duhet të mësojnë hap pas hapi, se si është të qëndrosh në ring“.

 

 

Egzoni nuk do t`i bëjë konkurrencë askujt. Thjesht, qëllimi i itij është që të rinjve tu ofrojë perspektivë. „Deri më tani ka munguar shkolla e kick boksit në Neuburg“, deklaron trajneri i ri shqiptar, duke e përkujtuar fillimin. Në Gjermani ka ardhur që në moshën pesëvjeçare dhe duke i falëndruar vëllait të vet që është kampion i shumëfishtë në karate dhe me sukses është duke menaxhuar me këtë sport, Egzonit i ka hyrë në zemër ky sport. „Ai gjithnjë më ka frymëzuar, ai ishte idhulli im“, plotëson Egzoni. Edhe ai ka arritur suksese në karrierën e vet, por problemet me shpinën e detyruan të tërhiqet nga garat zyrtare.

Në fushën e sportit ai ka mësuar shumë për jetën: Se si të ballfaqohet me situata emergjente dhe tu përballojë sulmeve eventuale. Gjithashtu haset edhe në shumë karaktere të ndryshëm, një veprim i cili ndihmonë shumë në jetë. Për t`ua trashëguar të gjitha këto skatësisht nxënësve të vet, para disa vitesh ai kaloi në rolin e trajnerit.

Me hapjen e shkollës së kick boksit, ofrohet mundësia e trajnimit të fëmijëve dy herë brenda javës. „Por, ky nuk do të jetë qëllimi përfundimtar. Shumica e të rinjve nuk kanë qëllim në jetë, të tjerët pësojnë dhunë nëpër shkolla. Pa marrë parasysh se kush prej nga vjen, i bardhë apo i zi, i ri apo i vjetër, në kick boks të gjithë janë të njëjtë“, përfundon Egzoni. Me këtë, shkollën e tij ai e shehë si një projekt arti dhe kontribut në integrimin e të rinjve.

Po që se keni interes, kurset mbahen me këtë orar: Të rriturit ushtrojnë të marteve (18.30 deri 20h), të enjteve (19 deri 19.30h) dhe të shtuneve (19 deri 20.30h). Ushtrimet për të rinj mbahen të marteve (17 deri 18.30h) dhe të shtuneve (17.30 deri 18.30h). Të interesuarit mund të lajëmrohen tek Egzon Gashi përmes e-mailit: gfc.neuburg@gmail.com apo në numrin e celularit 00 49 176/31 58 80 48. (Shtegu.com)