Gjesti i FC Dardania nga Bazeli, për fëmijën e vrarë i përlot të gjithë

61 Lexime

12:10:22                  2019-03-25

 

Rasti i fëmijës së vrarë shtatëvjeçar nga Bazeli, ka shkaktuar reagime të mëdha në Zvicër dhe më gjerë. Shumica duan ta mbështesin familjen e prekur – gjithashtu financiarisht.

Rrugës për në shtëpi, duke u kthyer nga shkolla, fëmija Ilias M. u vra nga një grua 75-vjeçare në Bazel. Ai vdiq në spital. Familja e tij e kishte varrosur të shtunën në Kosovë, pasi ai i preferonte pushimet atje.

Shqetësimi është i madh. Shumica tani duan ta mbështesin financiarisht familjen. Njëri prej tyre është Eduardi (27) nga Lucerni, përcjell Shtegu.com. „Ashtu si e gjithë Zvicra, edhe unë u trondita nga kjo tragjedi. Megjithëse nuk kam fëmijë, nuk dua të imagjinoj se çfarë do të thoshte si të humbisni fëmijën tuaj në këtë mënyrë“, spjegon ai.

Nga përvoja e tij, ai e dinte se në një vdekje, familja përballet shpejt me një kosto prej disa mijëra frangash. „Këtu përfshihet kostoja e fluturimit, funerali dhe varrimi, të cilat grumbullohen së bashku“.

Të premten ai ka pritur deri në mesditë, që në Facebook është nisur një aksion për të dhuruar disa para. „Si shenjë solidariteti dhe, sigurisht, si mbështetje për familjen e re. Gjithkush ka nevojë për mbështetje dhe dëshiroj që të gjithë ta marrin atë“.

Pasi nuk pa asgjë, ai filloi fushatën e tij Gofundme, të krijuar të enjten. „Së pari e ndava me anëtarët e familjes. Ndihmat e para të dhuruara erdhën edhe prej tyre. Më pas, aksionin e ndava në grupe të ndryshme“. Ai donte të fillonte veprimin në mënyrë anonime, por kjo nuk ishte e mundur në platformë, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com.

Deri në fillim të pasdites së diel, u grumbulluan më shumë se 2.400 franga. Qëllimi final ishte 20,000 franga. „Edhe nëse është më pak, nuk ka rëndësi. Gjëja kryesore është që prindërit të kenë diçka“, spjegon Eduardi. „Paratë dua t`i transferoj drejtpërdrejt në llogarinë e prindërve“.

FC Dardania nga Bazeli gjithashtu ka dhuruar para për familjen. Në Facebook është shkruar „Duam t`i falënderojmë lojtarët, familjet, miqtë dhe anëtarët e bordit të cilët dje grumbulluan mbi 5.000 franga, për dy orë, me një iniciativë të udhëhequr nga lojtarët, për të lehtësuar humbjen e familjes. Perëndia i shpërbleftë pjesëmarrësit që janë solidarizuar me familjen e fëmijës së vrarë. Pusho në paqe, Ilias i vogël“. Klubi gjithashtu mori pjesë në marshimin e funeralit të shtunën, përcjell Shtegu.com.

Jetmira Avdili, një bamirëse vullnetare nga Solothurni, gjithashtu po mbledh donacione. „Deri më tani janë grumbulluar gjithsej rreth 1500 euro“. Ajo do të vazhdojë të mbështesë familjen – jo vetëm financiarisht.

Familja nuk kishte pritur që ajo të ndihmohej financiarisht. Avdili: „Ajo është shumë e befasuar dhe i falënderon të gjithë nga zemra“.