Monstra e moshuar kishte njëqind mijë franga borxhe

63 Lexime

Në këtë godinë banonte vrasësja e moshuar

 

19:37:24               2019-03-22

 

 

Një ditë pas krimit makabër e të përgjakshëm në Bazel, janë duke u zbuluar gjithnjë e më shumë rreth autores së krimit, shkruan „Blick“, përcjell Shtegu.com. Sipas raporteve të medias, pensionistja (75) që vrau fëmijën Mërgim L. (7) ishte nën kujdestarinë e autoriteteve përkatëse dhe kishte një borxh prej më shumë se 100,000 frangash zvicerane.

Mesditen e së enjtes, një krim i rëndë Bazelin dhe të gjithë Zvicrën. Nxënësi shqiptar i shkollës fillore Gotthelf, Mërgim L. (7) është vrarë me një thikë, rrugës duke u kthyer për në shtëpi, nga një zvicerane e moshuar (75).

Mësuesja e klasës së djalit nxitoi për t`i ndihmuar. Por, vogëlushi i cili vijonte shkollën Gotthelf vetëm 200 metra nga vendi i krimit, nuk pati kurrfarë gjasash. Në Spitalin universitar të fëmijëve, fëmija nga Kosova iu nënshtrua lëndimeve të rënda.

Kryerësja pas pak kohe i dorëzohet Prokurorisë së Bazelit. Pensionistja 75-vjeçare është shtetase zvicerane. Sipas prokurorisë, gruaja ishte larguar nga vendngjarja menjëherë pas sulmit, në drejtim të Schützenmattpark, përcjell Shtegu.com.

Pastaj ajo u ka shkruar disa personave dhe institucioneve duke i njoftuar për krimin. Prokurori nuk dëshiron të japë më shumë informata. „Për momentin jkemi duke sqaruar se çfarë mesazhe dhe kujt i janë dërguar nëpërmjet telefonit“, thotë zëdhënësi i prokurorisë, Peter Gill.

Siç është raportuar nga Televizioni „Tele Basel“, 75-vjeçarja ka qenë e njohur për autoritetet. Asaj i ishin grumbulluar mbi 100,000 franga borxhe, pas falimentimit. Që nga viti 2008, ajo ishte nën kujdestarinë e autoriteteve përkatëse. Deri në qershor të vitit 2018, pensionistja jetoi në një shtëpi apartament, e cila gjendet pak më shumë se një kilometër larg vendit të ngjarjes. Se ku ka jetuar më pas banorja me prejardhje nga Lucerni, mbetet e paqartë.

Nëse sjellja e gruas së moshuar më parë ka qenë e dyshimtë në lagje, është objekt i hetimeve në vazhdim. Policia supozon se autorja e veprës penale nuk e njihte as familjen e Mërgimit, a as fëmijën personalisht, përcjell Shtegu.com. Një komision i posaçëm është ngritur për të hetuar vrasjen e Mërgimit të vogël.