Arrestohet veriomaqedonasi që dyshohej se po paraqitej si polic i rremë në Gjermani

Date:

20:08:02              2019-03-22

 

 

Të enjten e kaluar (më 21 mars), policia për prime e Dortmundit, ka arrestuar përkohësisht dy të dyshuar të një bande mashtrimi. Bëhet fjalë për një veriomaqedonas 33-vjeçar dhe një shtetas gjerman 42-vjeçar, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Të dy kanë qenë të dyshuar se janë anëtarë të një bande të „policëve të rremë“, që zakonisht të moshuarit i bindin që t`u dorëzojnë shuma të mëdha parash gjoja se nëpër shtëpi nuk i kanë të sigurta.

Pas intervistës policore, 33-vjeçari është liruar nga paraburgimi policor, pasi nuk kishte arsye për paraburgim.

Shtetasi 42-vjeçar e ka përdorur të drejtën e tij për mbrojtje në heshtje dhe do të përfaqësohet nga një avokat, informon më tej Shtegu.com. Ai është regjistruar në dosjen penale policore dhe nga prokurori i Dortmundit, i është dorëzuar gjyqtarit kompetent, i cili në këto kushte i ka shqiptuar urdhërhetim për burgosje.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...