Moderatorja zvicerane e mahnitur me pite me mish të kosovares

Date:

09:18:36        2016-01-04

 

1917420_1078901705475042_7047217211309679376_n

 

 

Në një rubrikë të „Schweizer Ilustrierte“, e titulluar „So isst die Welt – (Kështu është bota)“, moderatorja zvicerane, Zoe Torinesi me gjithë dëshirë ka vizituar një familje kosovare, pasi tashmë ajo njehë shumë shqiptarë dhe kosovarë, por kuzhinën e tyre, aspak. Një mbrëmje të tërë, ajo ka mundur të shikojë mbi supet e 62-vjeçares kosovare, Aza Isaku gjatë gatimit të saj.

 

2

 

 

Unë rrjedhë nga një familje e vogël dhe për këtë, me shumë dëshirë po e shijoj grumbullimin e shumë anëtarëve të familjes Isaku në një dhomë. Më i vogli ka celularin në dorë, motra e tij është duke mësuar për provimin e saj përfundimtar profesional, burrat përreth babait Shabanit tregojnë barcoleta dhe plasin nga të qeshurat, nuset e Azas i ndihmojnë asaj në kuzhinë.

 

 

Aza dhe Shabani janë shefat e familje, tre fëmijët e tyre tashmë janë prindër me shumë fëmijë, që në këtë mbrëmje nën një çati të ulen tre gjenerata. Ajo që më së tepërmi më ra në sy ishte se prindërit respektoheshin në masë të madhe. Kjo më pëlqen shumë. Në krahasim me zviceranët, këto marrëdhënie ndryshojnë pasi ato janë disi më kolegiale.

 

3

 

Por, tash të flasim për kuzhinën: Aza për ne është duke përgatitur pite me mish, një pite e cila hahet me jogurt dhe që ka një shije të mrekullueshme! Por, kujdes: Nuk është aspak e përshtatshme për dietë, pasi është e përgatiur me gjalpë. Përderisa Aza është duke përgatitur petat me petës, unë jam duke shënuar recetën.

 

 

Aza: Në ditët e stome, pitja përgatitet shumë rrallë pasi është shumë e komplikuar.

 

4

 
Zoe: Të gjitha këto shtesa për piten. Por, si arrin ta hollosh ti këtë brumë aq lehtë, edhe unë ndoshta do ta bëja por me vështirësi të madhe. Kjo i ngjanë një vepre arstistike!

 
Aza: (buzëqesh) – Piten time të parë e kam bërë me trembëdhjetë vite, gjatë martesës së dajës tim, pra kam pasur shumë kohë për të ushtruar.

 

 

Kush të ka mësuar të gatuash?

 
Nëna ime.

 

5

 

 

Ti ke edhe disa vëllezër, a është dashur edhe ata të mësojnë të gatuajnë? Si qëndron puna te ju?

 
Jo, jo, tej ne është absolutisht normale që vetëm gratë të gatuajnë. Burrat kanë detyra tjera. Në ndërkohë, edhe në Kosovë ka filluar të ndryshojë tradita, pasi ka shumë burra të cilët i përkushtohen me gjithë dëshirë kuzhinës.

 

 

Cilët specialitete janë më të njohura në vendlindjen tënde?

 
Tek ne për së tepërmi përdoret mishi! Për shembull, specialiteti ynë është edhe „pasuli“, një lloj supe me bizele të bardha, i cili hahet me mish, mandej i përdorim edhe lakrat dhe lakrat turshi, të cilat i shërbejmë zakonisht me bukë me misër. Edhe orizi përdoret shpeshë, i cili përgatitet me qepë, mish pule, kripë, kripë të kuqe dhe speca.

 

 

A ekzistojnë edhe specialitete zvicerane të cilat i përgatitë me dëshirë?

 
Po, psh „Riz Casimir“ dhe „Raclette“ bëj shpeshë!

 

 

A ka ndonjë specialitet zviceran, i cili në fillim të është dukur shumë i huaj?

 
Orizi i thatë! Tek ne orizi gjithnjë përzihet me ndonjë gjë tjetër. Vetëm oriz të thatë tek ne nuk ekziston. Por, si duket, jam mësuar edhe me te…

 

 

RECETA: *Pite me mish*

 

 

Përbërësit për mbushje:
500 g mish të grirë
1 spec të gjelbër, të grirë në copë të vogla
5 qepë të grira
1 domate
3 copë hudhra
pak vaj luledielli
kripë, kripë të kuqe, erëza

Përbërësit e brumit:
500 g miell
3-4 dl ujë
1 lugë kripë
100 g gjalpë

 

 

Në fund, moderatorja përshkruan edhe mënyrën se si përgatitet pitja me mish.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...