I mbijetuari i aksidentit ajror ”Po e vuaj fatin tim për 23 vite”

70 Lexime

18:07:32        2016-01-04

Në  aeroportin e Shkupit më 5 mars të 1993, Islam Dika nga fshati Livadhi i Strugës  dhe dhjetra udhëtar nga Maqedonia dhe Kosova prisnin për tu nisur me avion e kompanisë ‘’Palair Macedonia’’ drejt Zyrihut të Zvicrës,  një udhëtim ky që do të rezultonte një nga  dy tragjeditë më të mëdha (pas asaj të Ohrit ku humbën jetën 115 udhëtar ) në transportin ajror jo vetëm të Maqedonisë, por edhe të Ballkanit.Islam Dika,atëherë 27 vjet tregon se nuk ishte udhëtimi i parë me avion, sepse drejt Zvicrës disa herë kishte udhëtuar me avion gjë që te ai kishte krijuar një bindje se udhëtimi me aeroplan është një transport i sigurtë.Edhe 5 marsin ai e kishte menduar si një ditë të zakonshme pas së cilës do të vinte dita e hënë dhe do të fillonte punën në Zvicër, sic kishte bërë prej vitesh,  por kjo ditë do të rezultonte një  nga ditët që atij do ti ndryshonte jetën për 360 shkallë .Islam Dika ,është një nga 13  të mbijetuarit e tragjedisë ajrore ku mbetën të vdekur 83 udhëtar.Ishte një ditë e zakonshme, tregon ai plot me emocion,  pavarsisht që një bashkëudhëtar i tij nga një fshat i Strugës, i cili mbeti i vdekur në këtë tragjedi gjatë gjithë kohës para udhëtimit i kishte thënë se ky avion nuk na con të gjallë në Zvicër .Ai këtë paralajmërim të tij nuk e kishte konsideruar ,edhe pse bora që kishte filluar të bie dhe vonimi i nisjes   kishin krijuar një gjendje jo shumë optimiste te udhëtarët. Vjen  lajmërimi se avioni më në fund do të niset dhe gradualishtë udhëtarët po sistemoheshin në bordin e avionit  ‘’Fokker 100’’të kompanisë ‘’Palair Macedonia’’.Avioni edhe pse ishte gati tashmë për tu nisur, nga dritarja ai sheh se një udhëtar tjetër gjithashtu nga Struga në minutë të fundit kishte arritur të pezullojë nisjen për disa minuta dhe po ngjitej në avion.Pas këtij moment më në fund udhëtarët u lehtësuan se më në fund pas vonesës së konsumuar avioni do të nisej.

Momenti  i Tragjedisë

Aeroplani ndezi motorrin dhe stafi i ekipazhit po kontrollonte udhëtarët për të verifikaur vendosjen e rripave të sigurimit .Dika potencon se vendosja e rripit të sigurimit ka qën një nga detajet që e mban të gozhduar në kujtesë, sepse bashkëudhëtari i tij nga Struga ngjitur me karriken e tij, i cili nuk i mbijetoi tragjedisë, edhe pas insistimit për të vendosur rripin e sigurimit, nuk u lidh, gjë që sipas tij rezultoi fatal .Ai kujton se ishte ulur në mes të avionit  dhe kujton bisedën me një bashkëqytetar të  Strugës i cili edhe pse para një jave kishte ardhur nga Zvicra sërish po udhëtonte duket se e kishte të parashkruar vdekjen . Avioni ishte nisur dhe udhëtarët po shtynin minutat e para të udhëtimit kur në një momentë tregon Islam Dika, dëgjon një shpërthim nga kabina  e pilotit dhe për disa momete në drejtim të tyre po përhapet një zjarr dhe pas këtij momenti konstaton që aeroplani po humb kontrollin dhe nga një lartësi prej 8oo metrash po i drejtohet me shpejtësi tokës .Në atë moment udhëtarët i kapi një panik e madhe, edhe pse si rezultat i zjarrit pati edhe disa diegie te pasagjerët .Shpërthimi i kerozinës, sipas Dikës ishte goditja finale që e shkatëroi plotësisht avionin ku ai bashkë me karriken kokë te poshtë, e kishin gjetur ekipet e shpëtimit që shkuan të parët në vendngjarje jo shumë larg nga Haracina  .Por, pa bashkëudhëtarin tjetër i cili nuk ishte lidhur tregon ai.’’Pas gjashtë ditësh në gjendje kome rikthehem në jetë por asnjëherë nuk u ktheva në gjendje të qëndrueshme shëndësore, kjo si pasojë e zjarrit që më dogji një pjesë të fytyrës , brinjëve të thyer apo dëmtimit të qafës si pasojë e rrëzimit nga avioni’’thekson  Dika.Por, pavarsisht që të gjithë do ta konsideronin si njeri me fat, Islam Dika thekson se vitet pas aksidentit ajror kanë qënë shumë të vështira për të si në aspektin financiar ,ashtu edhe në atë emocional .Si rezultat i aksidentit dhe pamundësive fizike të fituara, humb të drejtën e punës në Zvicër, kohë të cilën e përkufizon si kohë të vështirë të mbijetesës.‘’Edhe pse mund të them se isha me fat se i shpëtova aksidentit ajror, por të vuash për 23 vjet, se di se a mund ta llogarisish që ke pasur fat .Për kët 23 vjet që nga dita e tragjedisë, ne nuk kemi jetuar por kemi mbijetuar edhe për disa kohë që merrja një ndihmë sociale minimale prej 1800 denarësh edhe atë ma ndalën.Pas tragjedisë ishin të ardhurat e siguruara nga babai në mërgim ato që më  siguruar ekzistencën e familjes, sepse shkaku i aksidentit dhe invaliditetit të fituar humba punën në Zvicër, dhe jeta ime dhe e familjes ndryshoi me ritme të shpejta.Që nga ajo kohë më nuk kam hipur në avion, edhe njëherë që mora vizë, para disa vjetësh për të shkuar në Zvicër për të parë mundësinë e rregullimit të dokumentacionit. Nuk shkova atje, sepse në vizë ishte përcaktuar që udhëtimi do të ishte me avion’’thekson ai.

Sorrollatja në dyert e Gjykatës për 23 vjet

Edhe pse po bëhen 23 vjet nga aksidenti, Islam Dika nuk ka marr asnjë cent dëmshpërblim gjë që te ai kanë krijuar bindjen se në Maqedoni institucionet shërbejnë vetëm për të fortit dhe jo për qytetarët e zakonshëm.Ai në këto 23 vjet  cështjen e tij e ka prezantuar në dyert e drejtësisë së Maqedonisë, ku prej vitesh është zvarritur dhe asesi të marri epilogun e duhur.Kjo zvarritje e qëllimshme, sipas tij e detyruan që drejtësi të kërkojë edhe në dyert e Gjykatës së Strazburgut, ku kjo Gjykatë, sipas tij kërkoi nga institucionet e drejtësisë të Maqedonisë, t’i japi zgjidhjen jurdike padisë për dëmëshpërblim .Edhepse kompania ajrore, avioni i të cilës shkaktoi tragjedinë dhe vujtjet për të mbijetuarit tashmë ka falimentuar prej vitesh, sipas Islam Dikës  ishte kompania e sigurimit e cila përvec përfaqësisë në Beograd, ka qendrën kryesore në Londër të kompanisë, e cila ka arritur falë ndikimit të drejtësinë e Maqedonisë ta zvarrisë cështjen e tij.Sipas Dikës, Gjykata e Strugës, duke mos i dhënë një zgjdhje kësaj cështje por duke e zvarritur në pafundësi, u vendos në mbrojtje të kompanisë së sigurimit u bë palë me këtë të fundit në dëmë të tij.’’Tani shpres kam  vetëm te Gjykata e Apelit sepse në Gjykatën e këtushme edhe pse në një momentë kishte një dakordësi për të paguar dëmëshpërbilimin  ai nuk ndodhi sepse njërëz të fuqishëm të gjuqësorit i dhanë granacinë kompanisë se do të prolongojnë epilogun në favor  timin për këtë cështje ashtu sic edhe po ndodh’’’përfundon  ai. (Koha)

12434326_10204301878462049_2068648645_n12431499_10204301882382147_18282882_n12421607_10204301880942111_765050951_n1931955_10204301874221943_203643141_n