Mobilizim i shqiptarëve për të votuar shqiptarin në Zvicër

46 Lexime

20:51:45                2017-02-26

 

 

 

 

Shpëtim Xhemaili, do të kandidohet për zgjedhjet kantonale të Solothurnit në listën e CVP-së, që do të mbahen më 12 mars të këtij viti në Zvicër. Shpëtim Xhemaili, rrjedhë nga një familje patriotike e cila u shpërngulë nga Dunavi i Gjilanit në Kumanovë për një jetë më të mirë në Zvicër.

 

 

 
Shpëtimi ishte kandidat për zgjedhjet nacionale të Zvicrës, me ç`rast fiton përvojën e mjaftushme, për të qenë zëri i shqiptarëve në nivelin kantonal, e kombëtar. Angazhimi i tij për të ndihmuar rininë tonë për tu integruar në ekonomi, politikë, nuk ka pushuar asnjëherë.

 

 

 
Në një postim të saj në Facebook, Bashkësia Shqiptare bën apel tek të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kantonin e Solothurnit që në këto zdhejdhje, votën t`ia japin politikanit shqiptar Shpëtim Xhemaili, të cilët zviceranët e krahasojnë me të arriturat e Blerim Xhemailit në lëmin e futbollit. Ja edhe postimi i Bashkësisë Shqiptare në Zvicër:

 

 

 

„Luten gjithë shqiptarët me shtetësi zvicrane, me vendbanim në vendet e poshtshënuara të kantonit Solothurn, që me datë 12 mars 2017 të dalin në zgjedhjet kantonale dhe ta votojnë kandidatin shqiptar të partisë CVP – z.SHPETIM XHEMAILI.
Ja lista e vendbanimeve te kantonit Sollothurn që mund ta votojne z. Xhemaili: Olten, Trimbach, Wisen, Kienberg, Stüsslingen, Rohr, Erlinsbach, Niedererlinsbach, Lostorf, Winznau, Hauenstein-Ifenthal, Obergösgen, Niedergösgen, Eppenberg, Wöschnau, Schönenwerd, Gretzenbach, Dulliken, Däniken, Walterswil, Starrkirch-Wil, Wangen bei Olten, Rickenbach, Hägendorf, Kappel, Boningen, Fulenbach dhe Gunzgen.“