Helmohen disa familje kosovare, njëmbëdhjetë persona në spital

Date:

23:24:31                     2017-02-25

 

 

 

 

 

Një çift bashkëshortor e kishte alarmuar ndihmën e shpejtë në Fraham të Austrisë nga fillimi i javës, pasi gruaja kishte ndjerë kokëdhimbje dhe vështirësi në frymëmarrje. Mjekja kujdestare menjëherë kishte dyshuar se bëhet fjalë për një ngulfatje me tym duke alarmuar urgjentisht ekipin e zjarrfikësve. Ekipi i specializuar kishte dëshmuar praninë e madhe të dioksid karbonit. Me këtë rast, ata kanë evakuuar disa banorë të ndërtesës, shumica e të cilëve familje të reja kosovare me fëmijë, të cilët kanë qenë në rrezik jete. Gjithsej njëmbëdhjetë persona është dashuir të shtrohen nëpër spitalet e Welsit dhe Linzit. Pak më vonë, ekspertët e shoqatës „Linz AG“, me ndihmën e një aparati special kanë konstatuar se dioksid karboni e ka tejkaluar shkallën e nevojshme për shtatë herë më shumë se sa parashihet.

 

 

 

 

„Pas evakuimit të banorëve, i kemi hapur të gjitha dritaret dhe hapësirat i kemi furnizuar me ajër të freskët“, ka pohuar zëdhënësi i njësisë zjarrfikëse të Frahamit për „Nachrichten“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Ekipi i zjarrfikësve e ka zbuluar shumë shpejt shkakun e ndotjes së ajrit, duke konstatuar çrregullime në rrjetin qendror të ngrohjes.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...