Kosovare Rrustemi, kandidate për Asamblenë në Kantonin e Solothurnit

104 Lexime

06:25:09                       2017-02-27

 

 

 

Kosovare Rrustemi (1982), aktiviste e dalluar, drejtuese e shumë projekteve dhe organizatave humanitare-joqeveritare, grua dhe nënë shqiptare, kandidon për deputete në Asamblenë e kantonit të Solotunit-Zvicërr, në zgjedhjet që do të mbahen më 12 mars.

Për t’u njohur më mirë me figurën dhe persnalitetin e Kosovare Rrustemit, pos një të kaluar të ndritur si aktiviste vullnetare e humanitare, duhet theksuar se ajo është adaptuar kushteve dhe rrethanave shoqëroro-politike të Zvicrrës, pa u shkëputur dhe pa e zbehë ate kombëtaren, që është meritë e familjes që e ka ruajtur dhe kultivuar edhe ate kombëtaren.

Ka mbaruar shkollimin e lartë për Ekonomi, Informatikë, Marketing dhe Komunikacion dhe njohuritë nga këto  fusha ajo i ka përdorur për hartimin dhe përpilimin e projekteve të ndryshme humanitare, në organizatat dhe shoqatat ku është angazhuar e sidomos të angazhimit të saj në akcionet e grumbullimit të ndihmave të gjithanshme për Kosovën, përfshirë sferën e arsimit, etj. Më ka ndihmuar në aktivitetet e mia edhe njohja e disa gjuhëve, krahas gjuhës amtare-shqipes,  si: gjermanisht, anglisht, italisht, gjuhnë spanjole etj.

Angazhimi i saj, efektet  dhe rezultatet e arritura gjatë aktiviteteve të ndryshme, nuk kanë mbetur pa ra në sy edhe ndër vetë zvicërranët, që për meritat në këto aktivitete e kanë propozuar dhe i kanë dhënë mundësinë e përfaqsimit të tyre në Asamblenë e kantonit të Solothurnit, duke llogaritur në aftësitë e saja organizative, profesionale dhe realizuese.

Ajo shumë pak flet për vete, për punën që ka bërë dhe bën për të tjerët. Ajo gjithë këtë përpiqet me modestinë më të madhe ta përmbledh me një fjali duke thënë: “Mirësjellja, zelli, modestia, puna, angazhimi dhe sukseset të bëjnë të ndihesh krenar, aq më tepër nëse këto suksese arrihen pandihmën dhe asistencën sociale. Kjo është kënaqësia që mëbën të ndihem mirë dhe nuk duhet shtruar pyetjen se çfarë mundë të bëjnë të tjerët, por çfarë mund të bësh ti për të tjerët” dhe vazhdon me një thënje të  Johann Wolfgang von Goethe  që thot: “Nuk është e mjaftueshme  të dini –  duhet të aplikoni dhe të veproni.  Nuk është e mjaftueshme të doni –  duhet të bëni!”.

Kosovare Rrustemi, i ka kushtuar dhe i kushton rëndësi të veçantë arsimit dhe edukimit, duke e konsideruar ate si një nga segmentet më të rëndësishme të zhvillimit të njeriut dhe shoqërisë, duke thënë: “Gruaja është nënë, dhe është shtylla kryesore e edukimit të familjes. Gruaja e arsimuar dhe emancipuar sjell mirëqenje në familje, në shoqëri dhe kudo”.

Është luftëtare e denjë kundër të diskriminimit të çfaredo lloji qoftë e sidomos është e ndieshme ndaj ndonjë diskriminimi ose padrejtësie ndaj pjestarëve të kombit që i takon.

Është bartëse e projektit për përkujdesjen e shëndetit të fëmijve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme që nuk kanë mundësi të bëhen intervenimet kirurgjikela në vendlindje, por u preferohen institucionet e specializuara spitalore në Zvicërr.

Po përmendim disa nga organizatat dhe shoqatat ku ka qënë dhe është e angazhuar si aktiviste vullnetare ose si drejtuese e tyre: Presidiumi dhe Bordi udhëheqë në  „Vitamin B, Zürich, Weiterbildung Präsidium und Vorstandsführung; eksperte në Leadership në Weiterbildung Führungsfachfrau; menagere e Patentave në Inselspital -Inselspital Frauenklinik Bern, Patientenmanagement; drejtore e Firmes K&A Gastro GmbH-K&A Gastro GmbH Derendingen, Führungsfachfrau, Unternehmerin.

Pos kësaj, nuk ka munguar as angazhimi në rrafshin humanitar dhe politik ku po përmendim: Presidente dhe Drejtore e shoqates „Humanitare Terre des Hommes“ të gjithë Kantonit të Bernit;  komisionere për Integrim  (Gemeinde Ostermundigen, für Ausländerfragen als Integrationsbeauftragte);  Anëtare e Shoqatës Commerciale dhe Industriale-(Vorstandsmitglied, Geëerbe Industrieverein Derendingen);  Mbrojtës për Popujt e Rrezikuar (Gönner für Bedrohte Völker);   Antare e Partis Soziale te kantonit Solothurn-(Mitglied SP Solothurn); Këshilltare e Komunës në Derendingen-(Ersatz Gemeinderätin Derendingen); anëtare e Komisionit për Zhvillim  në komunën e Derendingenit- Mitglied Gesellschaftsentwicklungskommission);  anëtare e Bordit të Partisë Soziale në Komunën e Solothurnit-(Geschäftsleitungsmitglied SP für den Bezirk Wasseramt);  anëtare e Partisë Sociale të Grave- (Mitglied SP Frauen Schweiz);  anëtare e Bordit të Partisë Sociale të Emigrantëve në Solothurn (Vorstandsmitglied SP Migranten Solothurn), etj etj.

Fati dhe e ardhmja e Kosovare Rrustemit, është në duart e votës së shqiptarëve me të drejtë vote në kantonin e Solothurnit, së bashku me votuesit zvicerian. Mbështetja e ëshqiptarëve është nja shpresë e madhe dhe garancë që Kosovare Rrustemi të bëhet deputete në kantonin e Solothurnit. (Mehmet Latifi/INA)