Mobilizim i gjermanëve për familjen shqiptare

Date:

Violeta dhe Irini Sageri me antarët e tjerë të familjes

 

 

17:13:44            2016-03-01

 

 

 

Shqiptari Renard Sageri ishte plagosur gjatë një sulmi me granatë. Porsa filloi sërich të ecë, ai u arratis me familjen e tij nga Shqipëria, për në Gjermani. Ata u vendosën në një fshat bavarez, duke u integruar në mënyrë të përkryer. Tani, atyre u kërcënohet dëbimi, ndërsa bashkia e fshatit ka protestuar.

 

 

Pas sulmit me granatë ndaj tij, Renardi i cili për pak sa nuk kishte vdekur, me familjen e tij kishte dashur të arratisej me çdo kusht nga Shqipëria. Familja e tij nuk ndjehej më e sigurt në Shqipëri. Në Bavari ata gjetën një strehim dhe u bënë pjesë e pandashme e bashkisë së fshatit. Që nga arratia e tyre në vitin 2014, ata u integruan në mënyrë të përkryer në Gjermani. Të gjithë e mësuan gjuhën gjermane, nëna Ela dhe babai Renardi punojnë zellshëm. Të gjithë banorët e fshatit kanë fituar përshtypje të mira për familjen gjashtanëtarëshe shqiptare, angazhimin e prindërve dhe tashmë kohë të gjatë e kanë në zemër. Megjithatë, përpjekjet si duket janë të kota: Familja Sageri do të shkojë menjëherë në një qendër riatdhesimi dhe atje të presë rezultatin e procedurës së azilit. Ela dhe Renard Sageri do të kundërshtojnë vendimin për dëbim me ndihmën e avokatit të tyre, të përkrahur nga shumica e fshatarëve dhe kryetari i komunës. „stern TV“ e ka takuar familjen Sageri dhe ka dëgjuar historinë e saj. Se çfarë gjasash ka një familje e integruar mirë nga një shtet me prejardhje të sigurt, historinë e familjes Sageri mund ta dëgjoni të mërkurën në „stern TV“, njofton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...