Mjeku shqiptar nga Gjermania kërkon urgjentisht dy mjeke shqiptare

458 Lexime

19:58:57                 2017-01-01

 

 

 

 

Një lajm i mirë vjen nga Gjermania, pasi Dr. Naim Shabani u emërua shef i Klinikës gjinekologjike në Goldberg të Gjermanisë, në të cilën femrat mund të gjejnë edhe më tej ndihmën e nevojshme gjinekologjike. Është njëra ndër dhuratat më të mira të fundvitit, kanë deklaruar njëzëri nga këshilli mjeksor i klinikës.

 

 

 

Naim Shabani (57), është i martuar me një mjeke dhe baba i dy fëmijëve të rritur, ndërsa në klinkë ka ardhur para tre muajsh. Ai iu ka shprehë falënderim për besimin e dhënë dhe për periudhën përderisa ai të jetë shef i repartit. Naimi i ka kryer studimet e larta në Prishtinë dhe Zagreb, në drejtimi specialist i patologjisë. Gjatë konfliktit që shpërtheu në Ballkan, në vitin 1992, ai u arratis në Gjermani, shkruan „Mittelbayerische Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Këtu, ai i vazhdoi studimet shtesë duke u specializuar për gjinekologji dhe ndihmë gjatë lindjes.

 

 

 

Në një postim të vetin në Facebook, mjeku tashmë i njohur kosovar në Gjermani, ka postuar një shkrim me te cilin kërkon dy punëtore. Ja edhe postimi i tij në tërësi:

 

 

 
„Të nderuar miq,
për të plotësuar ekipin tonë të mjekëve në Klinikën Gjinekologjike në Kelheim në Gjermani që nga 01.01.2017 mund të punësoj 2 mjeke:
1. Funktion Oberarzt – Facharzt-Gjinekolog me specializim të përfunduar
2. asistenzarzt- specializant
Për poziten 1 Oberarzt- Facharzt kandidatja-i duhet të ketë Aprobationin, të ketë diplomën e specializimit nga gjinekologjia në Gjermani dhe të njohë mirë gjuhën gjermane.
Për pozitën 2. Asistenzarzt- specializant për gjinekologji kandidatja-i duhet të ketë eventualisht aprobationin dhe të ketë përvoje pune së paku 1 vit në Gjermani. Natyrisht duhet të njohë edhe gjuhën gjermane.
Nëse ju njihni ndonjë mjek apo ju, kolegë të nderuar nga Kosova dhe Gjermania jeni të interesuar ti bashkangjiteni ekipit tonë ju lutemi dërgoni CV e juaj në email adresën time drnshabani@hotmail.com.
Jam shume i interesuar që këto dy pozita ti plotësoj me mjeke shqiptare.
Me respekt
N.Sh.“