Imamët në Zvicër do t`i nënshtrohen testimit

Date:

16:05:45                 2017-01-01

 

 

 

 

 

 

Sa janë të integruar imamët nëpër xhami dhe predikuesit e burgjeve? Një procedurë e re do të duhet të zbulojë tendencat fundamentaliste.

 

 

 

 

 

Autoritetet zvicerane shpeshëherë nuk e dinë se çfarë predikojnë imamët nëpër xhami. Në këtë mënyrë, ata ballfaqohen me akuza se besmitarët janë duke i përfaqësuar radikalistë. Trajnim për imamë në Zvicër nuk ka, e gjithashtu edhe provim për pranim. Kështu pra, vetë xhamia duhet të vendosë se kush do të udhëheqë me te.

 

 

 

 

 

E kundërta është me priftërinjtë e reformuar: Ata testohen për përshtatshmërinë e tyre, ndërsa një gjë e tillë tashmë do të praktikohet edhe për imamët dhe predikuesit, shkruan numrin e saj „NZZ am Sonntag“, njofton „Shtegu.com“. Isabelle Noth, profesoreshë më Universitetin e Bernës për psikologji religjioze dhe këshillim, së bashku me psikologun Hansjörg Znoj do të përpilojnë një test, i cili do t`i hedhë në dritë tendencat radikale.

 

 

 

 

 

Gjatë kësaj, rëndësi të veçantë do tu jepet këndvështrimit të imamëve dhe predikuesve rreth pozitës së gruas, apo nëse dhunën ndaj tyre e argumentojnë si të arsyeshme dhe legjitime.

 

 

 

 

 

Këshilli zviceran për siguri dhe politika zvicerane e kanë mirëpritur këtë propozim.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...