Minjtë e Ali Ahmetit!

Date:

Reagimi i Enver Robellit në lidhje me dorëheqjet e fundit të ministrave maqedonas.

„Maqedonia! Anija po fundoset dhe minjtë po ikin prej saj. Deri më tani vetëm minjtë maqedonas. Minjtë e Ali Ahmetit jo. Për këtë arsye dhe miliona arsye të tjera: çohuni në protesta paqësore shqiptarë nga Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova e Kumanova, artikuloni kërkesat tuaja, gjeni përfaqësues të tjerë politikë, kërkoni dialog me opozitën maqedonase, sepse shumë maqedonas duan të jetojnë të qetë në një shtet të përbashkët – ashtu siç dëshironi dhe ju. Shfrytëzojeni këtë rast e këtë shans! Qindra e qindra shqiptarë e shqiptare nga Maqedonia, që kanë shkëlqyer nëpër botë me dije e kulturë, që na kanë bërë edhe neve shqiptarëve të Kosovës të jemi krenarë e sypërlotur nga gëzimi para sukseseve të tyre, mund t’ju përfaqësojnë më mirë se kamarilla e tyxharëve politikë që hyjnë në aventura politike me të dyshuar për krime si Gruevski dhe banda e tij!“ shkruan kështu i njohuri Enver Robelli.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...