Mickoski: Kosova akoma nuk është shtet siç duhet të jetë! (Video)

Date:

Lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për KlanTV ka dhënë përgjigje se pse frikësohen maqedonasit për zbatimin dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe, kur serbët në Kosovës me vetëm 5 për qind e gëzojnë këtë të drejtë. Mickovski ka thënë se mes Kosovës dhe Maqedonisë kemi dy dallime esenciale. “Nuk janë njësoj Kosova dhe Maqedonia. Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së, ajo ende nuk është shtet siç duhet të jetë, ende e pa integruar në kuadër të institucioneve botërore, sic është Maqedonia edhe pse Maqedonia ishte ndër të parat që e njohu pavarësinë e Kosovës dhe këtë e ka bërë qeveria e VMRO-së”, deklaroi Mickovski. Ai tha se gjithashtu qeveria e VMRO-së në vitin 2008 solli ligjin me të cilin u zgjerua përdorimi i gjuhës shqipe. “Atëherë kemi deklaratën e Ali Ahmetit i cili thotë se me këtë ka përfunduar impelementimi i Marrëveshjes së Ohrit. Këto janë gjëra që i ka bërë qeveria e VMRO-së dhe nuk duhet të kemi dilema. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...