Mexhiti premton shkollë për 1 300 nxënës në Teneqe Mahallë

Date:

Kandidati i VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një postim të tij në Facebook ka shkruar:

„Arsimi është çelësi i së ardhmes. Çdo fëmijë i Çairit meriton kushte dinjitoze për të mësuar dhe për të ecur drejt suksesit. Dhe sot, prezantuam një nga projektet më madhore të mandatit tim të ardhshëm: ndërtimin e shkollës së re moderne në Teneqe Mahallë.
Kjo shkollë do t’u hapë dyert e dijes rreth 1300 nxënësve, në një objekt prej 4700 metrash katrorë, me 54 klasa, 8 kabinete dhe 2 laboratorë të pajisur sipas standardeve më të larta.
Paralelisht, do të ndërtohet edhe objekti i ri i shkollës “Idnina”. Me këto investime, Çairi do të ketë gjithsej 11 shkolla moderne, ku çdo fëmijë do të mësojë në kushte të barabarta dhe dinjitoze.

Ky hap do të na afrojë drejt zgjidhjes përfundimtare: zhvillimin e mësimit me vetëm një ndërrim dhe mësim tërë ditor, në të gjitha shkollat e komunës“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...