Dogana kthen vulat vetëm në maqedonisht, shqipja eliminohet plotësisht

Date:

Një lëvizje që ka shkaktuar indinjatë te punonjësit shqiptarë, por jo edhe te udhëheqësia e Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut. Kjo e fundit ka rikthyer përdorimin ekskluziv të gjuhës maqedonase në vulat zyrtare. Nëse deri dje dokumentet vuloseshin në dy gjuhë: në maqedonisht dhe shqip, nga sot ato do të vulosen vetëm në maqedonisht.

Kështu duken vulat e reja të Doganave
Kështu duken vulat e reja të Doganave

Burime të gazetës KOHA brenda Doganave konfirmojnë se vulat e reja janë porositur dhe do të hyjnë në përdorim nga nesër.

“Është vendim i ri, i cili do të zbatohet menjëherë”, thonë burimet, duke shtuar se edhe përdorimi i shqipes në dokumentet zyrtare është reduktuar në minimum ose është eliminuar krejtësisht.

Deri vitin e kaluar, të gjitha rregulloret, njoftimet dhe dokumentet e brendshme të Doganave përgatiteshin në dy gjuhë, siç e parasheh Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. Por, pas ndryshimeve në përbërjen menaxhuese, shqipja është fshirë pothuajse tërësisht, duke mbetur vetëm në dokumentet e vjetra.

Kështu ishin vulat e vjetra të Doganave – në dy gjuhë

Ky veprim shihet si hap prapa në respektimin e të drejtave gjuhësore dhe rrezikon të shkaktojë tensione të reja në raportet ndëretnike.

Drejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut është Boban Nikollovski, ndërsa zëvendësdrejtor Mustafa Dauti, kuadër i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit. Se shqipja nuk respektohet më në këtë institucion, tregoi edhe shënimi i 33-vjetorit të Doganave, ku i gjithë manifestimi kaloi pa asnjë shenj në gjuhën shqipe. Madje, edhe doganierët e paraqitur në një video-mesazh të Doganave, ishin detyruar të flasin në maqedonisht. Dhe e gjithë kjo në sytë e zëvendësdrejtorit Dauti, i cili vazhdon të heshtë ndaj nënçmimit që i bëhet gjuhës shqipe, edhe ose e njëjta është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. (koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...