Merkel pret Ramën në Berlin, zbulohet arsyeja e takimit mes tyre

Date:

 
2019-09-08
 

Javën e ardhshme kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të presë Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Takimi mes tyre është planifikuar mëngjesin e së premtes më 13 shtator. Në fokus të takimit do të jenë hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, vendim që do të merret në muajin tetor, por Buntesgagu vendos në fund të këtij muaji. Deutsche Welle, një ditë më parë, duke cituar burimet e Unionit CDU/CSU e shpreh se shumica e ligjvënësve gjermane janë të prirur për t’i dhënë një “PO” me kushte Shqipërisë. Sakaq, më 13 Shtator, kancelarja do të mirëpresë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Kancelarinë Federale në orën 9:30, për të diskutuar mes tyre përveç të ardhmes Europiane të Shqipërisë, edhe për marrëdhëniet bilaterale apo çështjet rajonale.
Kryeministri Rama përveç takimit me kancelaren gjermane do të zhvillojë takime edhe me deputetët e grupit më të madh në parlamentin e Gjermanisë CDU/CSU ku pritet të takohet me nënkryetarin si dhe grupet e punës për çështje të Bashkimit Evropian. Qeveria gjermane dhe aleatet e saj pritet te marrin vendimin për negociatat më 24 shtator. Tre ditë më pas Bundestagu do të shprehet me votë, lidhur me fatin e Shqipërisë. Kujtojmë se Gjermania ka peshën kryesore në vendimmarrje, sa u përket të ardhmes së vendeve të tjera, në BE./ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...