Mërgimtarit në Viti i humb kuleta me 2 mijë euro, por ajo çfarë i ndodhi e befasoi

56 Lexime

18:43:07          2016-07-10

 

 

 

Në korrespodenturën e „Bota Sot“ në Viti, ka qenë mërgimtari S.Salihu nga fshati Smirë e Vitisë me vendbanim në Gjenevë të Zvicrës, i cili ka ardhur për pushime në vendlindje dhe i cili u shprehë se kishte shumë dëshirë që përmes kombëtares “Bota sot”, si medium më i lexuar të shprehë falenderimin publik, për gjestin e një qytetari, sa njerëzor po aq edhe human.

Fjalën tha ai e kam për z.Rasim Behlulin pronar i gjelltores “Kushtrimi” në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

”Ky njeri humanist me një veprim sa njerzor, aq edhe që rrallë mund të ndodhë. Ky njeri human pasi ma kishte gjetur portofolin me disa dokumente, e ku ishin mbi 2.000 euro dhe dokumente të tjera, si kartela e dokumente tjera bankare, pa hezitim ma ktheu portofolin me parat që e kisha harruar aty, pasi kisha bërë pagesën për shujtën që kisha ngrënë”, u shprehë S.Salihu duke falenderuar këtë njeri human.

“Unë pata shumë dëshirë që për këtë gjest human të njejtin ta shpërblej me një shumë modeste të parave por asesi nuk arrita sepse ai e refuzoi këtë shumë të parave, duke thënë se kjo është vetëm një veprim që duhet bërë cdo njeri. Me që ai nuk pranoi shpërblimin që ofrova, unë në këtë mënyrë dëshiroj që përmes gazetës tuaj të respektuar të njejtin ta falënderoj publikisht për gjestin human dhe njerëzor të z. Rasim Beehluli”, tha pronari që iu ishin kthyer mbi 2. mijë euro. (Bota Sot)