Mërgimtari i “Lagjes së trimave” e bëri atë që duhej ta bënte kryetari i Kumanovës
12:26:23 2016-07-10
Fëmijët shqiptar dhe të nacionaliteteve tjera të qytetit të Kumanovës këtyre ditëve u gëzuan me një investim të ri enkas për to, shkruan TetovaSot.
Në parkun e qytetit të Kumanovës që gjendet në pjesën shqiptare të qytetit të Kumanovës, park i lënë në harresë nga ana e pushtetit lokal dhe qendror, si dhe nga ana e kryetarit të komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski-Cic është realizuar një investim në ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijët.
Kjo kënd i lojërave është dhuratë ose donacion nga ana e një mërgimtari shqiptar nga “Lagja e trimave” në Kumanovë.
Përndryshe me 9 dhe 10 maj të vitit 2015, Lagja e trimave në Kumanovë pësoi keq nga ana e një konflikti të armatosur midis forcave të shtetit dhe një grupi të armatosur i cili tashmë është në proces gjyqësor./TetovaSot/