I jepet lamtumira e fundit Blerimit të vogël, mesazh emocionues nga xhaxhai i tij, gazetari Safet Ademi
19:35:42 2016-07-10
I është dhënë lamtumira e fundit Blerim Ademit, djaloshit 6-vjecar nga Hasanbegu i Shkupit, i cili gjeti vdekjen ditën e djeshme rreth orës 11:00 në rrethoren afër rrugës Metodija Andonov Cento, kur është goditur nga një kampion i tipit Mercedes.
Miq, familjarë, dhe banorë kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Xhaxhai i tij, gazetari i njohur sportiv, Safet Ademi ka shkruar një mesazh emocionues në facebookun e tij.
“Inna lilahi Ve ina ilejhi raxhiun. te Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi . E di se me nuk do thrasish axhe. E di se nuk do trokasish ne dere. Pusho i qete ne parajsen e premtuar nga Allahu. Me mall te perkujton axha Safet”. (lajm)