Shqiptarët vjedhin delet dhe i shtrojnë menjëherë në menynë e tyre

56 Lexime

10:20:15         2016-07-10

 

 

 

 

Një grup katëranëtarësh plaçkitësish, kanë realizuar një dimension krejt të ri për plaçkitje në Gjermani, duke i vizituar shtëpitë me një automjet të postës, e destinuar për pako. Por, kjo zgjati vetëm derisa policia gjermane nuk i ra në gjurmë kuartetit shqiptar.

 

 

 

 

 

Që nga e hëna, katër personat e akuzuar të moshës 25-, 27- ,33- dhe 42-vjeçare, janë të ulur para trupit gjykues pranë Gjykatës së rrethit në Düsseldorf. Gjahu i tyre ishte edhe i gjallë bile, pasi kishin plaçkitur dy dele, të cilat i kishin ngrënë!

 

 

 

 

Dy kosovarët dhe dy shqiptarët, kishin plaçkitur në Duisburg, Langenfeld, Rheinberg, Straelen, Wachtendonk, Neuss dhe Moers.

 

 

 

 

Më 8 tetor të viotit të kaluar, në Moers të Gjermanisë ata kishin plaçkitur dy dele, të cilat i kanë futur në automjet, më pas i therin dhe i vendosin në menynë e tyre ditore.

 

 

 

 

Komisari gjerman Rainer Reinhardt, për „Express“-in gjerman ka deklaruar: „Ishte një plaçkitje me një dimnesion krejt të ri. Dy nga autorët kanë qenë të punësuar në një sipërmarrje transporti të pakove, me ç`rast i kanë spiunuar objektet e përcaktuara për plaçkitje, duke e bartur `gjahun` e tyre me automjet“.

 

 

 

 

 

Të gjithë `gjahun` e plaçkitur e kanë shitur, ndërsa të hollat i kanë dërguar në vendlindje. Grupi e ka pranuar veprën, por ata akuzohen edhe për rreth 30-40 vepra të tjera, vazhdon më tej „Express“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Një njësi speciale e armatosur, më në fund kishte arritur ta arrestonte grupin.

 

 

 

 

Dita e parë e gjykimit do të mbahet të hënën, ndërsa janë planifikuar edhe pesë ditë të tjera të seancës.