Burgim i përjetshëm për Xhemajlin që theri me thikë bashkëshorten

Date:

18:10:03                      2019-06-05

 

 

Në St. Pölten të Asutrisë, sot ka përfunduar procesi gjyqësor kundër Xhemajl M. (37): Shtetasi i Maqedonisë së Veriut e kishte pritë bashkëshorten e tij në një vendparkim në Tulln, duke dashur të bisedojë dhe më pas e theri 14 herë.

Nën interesin e madh të mediave, Xhemajl M. të mërkurën hyri në Gjykatën Penale në St. Pölten. Më 21 janar 2019, verimaqedonasi kishte debatuar me bashkëshorten e tij Zemire K. (32) në një vendparkim të një supermarketi dhe më pas e kishte goditur me thikë, shkruajnë mediat austriake, njofton Shtegu.com.
Pas ndarjes nga Zemirja, bashkëshorti kishte vuajtur shumë, veçanërisht pasi atij nuk i lejohej të shihte fëmijët e tij (6- dhe 10-vjeçar).

Që në vitin 2017, verimaqedonasi ishte dënuar me gjashtë muaj burgim të kushtëzuar për vazhdimin e përdorimit të dhunës kundër bashkëshortes së tij. Gruaja kishte ikur në qendër strehimi për gra.

Kur 32-vjeçarja e kërcënoi se nuk do t`i shihte më asnjëherë fëmijët, më 20 janar ai e kishte përgatitur planin: Një debat i suksesshëm ose Zemire K. do të duhej të vdiste.

Të hënën, më 21 janar, ai bleu armën e krimit, një kamë Smith & Wesson, e priti bashkëshorten e tij në vendparkim dhe e detyroi për një debat. Por, gruaja vazhdoi të ecë në drejtim të veturës, që ishte dënimi i saj me vdekje. Edhe më tej me faturën e tij të armës së blerë në xhepin e tij të pantallonave, verimaqedonasi e goditi përsëri dhe përsëri. Menjëherë pas kësaj, 36-vjeçari u arrestua, ai nuk bëri asnjë rezistencë, që nga fillimi e pranoi fajin.

Në gjykatë, avokati ëolfgang Blaschitz iu referua rrëfimit të gjerë të të akuzuarit. „Si avokat, unë kam parë shumë rrallë një kriminel ‚të ndershëm‘, i cili pa hezitim i vendos kartat mbi tavolinë. Por, prokurori kërkoi një dënim të përjetshëm. „Këtij personi i vjen keq për shkak të fëmijëve“, ëhstë munduar të argumentojë avokati i tij.

Juria e pasoi prokurorin. Ishte vrasje. Vendimi: Burgim i përjetshëm (jo fuqiplotë). Avokati ëolfgang Blaschitz u ankua, duke kërkuar një dënim më të vogël. Verdikti: Efektet e aktit pavarësisht vrasjes dhe pasojat për të dy fëmijët e mitur.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...