Mercedes CLA-së i bën konkurencë BMW Seria 2 Gran Coupe

Date:

Prodhuesi gjerman i veturave luksoze, BMW, e ka prezantuar modelin më të ri, atë të Serisë 2 Gran Coupe. Ky model qëndron mes modelit të vogël të Serisë 1 dhe modelit të famshëm të Serisë 3.
Vetura e re ka stil të dalluar dhe do të prodhohet edhe në versionin M235i me tërheqje me katër rrotat. Në Shtetet e Bashkuara, ky model do të ofrohet në dy versione: 228i xDrive dhe ai më i fuqishëm, M235i xDrive.Modeli 228i është i pajisur me motor prej 2.0 litrash me katër cilindra, i cili prodhon 228 kuaj fuqi. Shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për vetëm 6 sekonda.
Edhe modeli M235i ka motor dylitërsh, por ai ka fuqi prej 301 kuaj fuqish, ndërsa shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra e arrin për vetëm 4.7 sekonda.Të dyja modelet kanë ndërrues automatik të shpejtësive me tetë shpejtësi.
Prodhimi i këtyre modeleve do të fillojë muajin e ardhshëm, ndërsa pritet që veturat të dalin në shitje në pjesën e parë të vitit 2020. Kompania ende nuk i ka publikuar të dhënat për çmimin e saj.Ky model pritet të jetë konkurrent serioz në treg i modeleve të rivalëve, Mercedes-Benz CLA dhe Audi A3 Sedan, shkruan “Motor1”./ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...