Një padi penale është depozituar kundër ish raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Marty, mbi pretendimin e trafikimit të organeve gjatë luftës në Kosovë. Ish prokurorja e përgjithshme e ICTY, Carla Del Ponte gjithashtu është e implikuar
Një avokat kosovar ka njoftuar ngritjen e një padie penale për falsifikim kundër ish-raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Marty dhe ish-prokurores së ICTY, Carla Del Ponte. Ai padit pretendimet e tyre rreth trafikimit të pretenduar të organeve njerëzore të organizuara gjatë luftës në Kosovë.
Sipas avokatit Tom Gashi, Dick Marty nuk ka gjetur asnjë provë të ndonjë trafikimi të organeve njerëzore, në një shtëpi private në Shqipëri. Avokati i Prishtinës po vepron sipas urdhërit të pronarit të shtëpisë, raportoi të mërkurën Agjencia italiane Ansa, transmeton Shtegu.com.
Në një raport të miratuar në vitin 2011 nga Këshilli i Europës, juristi nga Tiçino denoncoi abuzimet e pretenduara të kryera nga anëtarët e guerileve të UÇK-së të mbi 500 të burgosurve serbë dhe romë gjatë luftës.
Ky dokument përmendi veçanërisht ekzekutimet përmbledhëse, rrëmbimet dhe trafikimin e organeve, të marra nga viktimat, shkruan më tej „Le Temps“. Ai implikoi disa udhëheqës të UÇK-së, përfshirë ish-udhëheqësin e saj Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës. Ai i mohoi fuqishëm këto akuza.
Z. Gashi dhe pronari i shtëpisë denoncojnë akuza të „trilluara“ të cilat „mashtruan“ Këshillin e Europës.
Pas publikimit të këtij raporti, parlamenti kosovar miratoi një ligj që autorizon krijimin e një gjykate speciale për t’u marrë me krimet e pretenduara të luftës, të kryera nga anëtarët e UÇK-së gjatë dhe pas konfliktit serbo-kosovar në vitet 1998-1999. Kjo gjykatë është e vendosur në Hagë.
Ankesa e avokatit Gashi synon gjithashtu padi ndaj Carla Del Ponte. Ish prokurorrja e përgjithshme e Tribunalit Penal për ish Jugosllavinë (ICTY) i merr akuzat e Dick Martyt në njërin nga librat e saj.

