A duhet të paguhen amviset për punët e shtëpisë që i bëjnë falas? Autorja zvicerane kërkon së paku 7 000 franga

Date:

Gjykata Federale zvicerane, pas divorcit gjithnjë e më shumë po i shtyn nënat në tregun e punës. Autorja e librit dhe specialiste e barazisë, Sibylle Stillhart mendon se kjo është joreale. Ajo tani kërkon pagesa për punën që kryhet kryesisht falas nga gratë.

Sibylle Stillhart (47) punon si nënë dhe si autore për tre djemtë e saj (dymbëdhjetë, dhjetë dhe pesë vjeç). Në librin e saj të fundit („Jo më falas. Gratë midis pagave dhe punës“) ajo shkaktoi një sensacion me kërkesën për „paga për punët e shtëpisë“.

Ajo aktualisht është irrituar nga gjykime të ndryshme nga Gjykata Federale zvicerane që i bëjnë gratë financiarisht më të përgjegjshme pas divorcit, se sa më parë. E thënë thjesht: gjykatësit në Lozanë i dërgojnë gratë të kërkojnë punë, edhe nëse ato janë kujdesur për fëmijët dhe shtëpinë për vite me radhë dhe u kanë mundësuar burrave të tyre një karrierë.

Në një intervistë dhëë për „Aaargauer Zeitung“ ajo shpjegon arsyet e kundërshtimeve të saj ndaj drejtësisë që ka të bëjë me meritat e një gruaje pas divorcit, transmeton Shtegu.com.

Ndër të tjera, ajo propozon një pagë bazë mujore prej 7 mijë frangash për një familje me dy fëmijë në mënyrë që baballarët të mos kenë vështirësi financiare pas një divorci dhe që nënat të mos përfundojnë në zyrën e mirëqenies sociale.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...