Me pranga në duar Gjermania dëbon katër kriminelë shqiptarë

Date:

14:42:40              2018-01-31

 

Ata kishin parashtruar kërkesë për azil, ndërsa në rrethinën Rendsburg-Eckernförde filluan të kryejnë krime të ndryshëm. Tani, katër kriminelët shqiptarë janë dëbuar nga Gjermania.

Autoritetet gjermane të të huajve në rrethinën Hanerau-Hademarschen, i kanë qëruar hesapet me ndihmën e policisë ndaj katër kirminelëve shqiptarë. Të enjten, rreth orës 20.00, katër nëpunës të rrethinës dhe gjashtë policë e ashpërsuan hyrjen në banesë të katër shqiptarëve të moshës 23 deri 25-vjeçare. Refugjatët shqiptarë që ishin para dëbimit nga Gjermania, u arrestuan, shkruan „Shz“, përcjellë Shtegu.com. Në banesën e tyre, policia hasi edhe në dy shqiptarë të tjerë, të cilët ilegalisht kanë qëndruar në vend.

Përderisa dy shqiptarët tani gjenden në paraburgim, katër të tjerët u dërguan ditën e martë për në aeroportin e Frankfurtit, prej nga janë dëbuar për në Shqipëri. Me këtë, ka marrë fund një procedurë e gjatë e autoriteteve gjermane. Në Gjermani, ata kanë ardhur në vitet 2014 dhe 201 për të kërkuar azil. Mirëpo, Departamenti gjerman i migrimit dhe refugjatëve e ka refuzuar kërkesën e tyre duke e cilësuar si të pabazë.

Por, për shkak të veprave të shumta kriminele, ata nuk kanë mundur të dëbohen, përderisa Prokuroria të mos jepte dritë jeshile. Në këtë mënyrë, me pranga në duar, pa dhënë ndonjë rezistencë dhe duke qenë koperativ me autoritetet, ata janë dëbuar për në Shqipëri. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...