Me mirësinë e tij, Arben Çollaku ka pushtuar zemrat e francezëve

Date:

Ekipi francez „Secours Populaire 82“ është mobilizuar për të shpëtuar Arbenin, një shqiptar i kërcënuar me dëbim nga territori francez

Ekipi i „Secours Populaire“ në Montauban, në Tarn-et-Garonne, ka shumë mirësi në zemrat e tyre. Një shqiptar i padokumentuar i cili ka qenë shumë aktiv në ekip që nga viti 2018, tani kërcënohet me dëbim. Ai aktualisht është vendosur në qendrën e paraburgimit Cornebarrieu, afër Toulouse.

Arben Çollaku është Montalbanais (mais aussi Albanais)… por edhe shqiptar. Dhe kjo është rrënja e problemit. Ky 56-vjeçar, i cili mbërriti në Francë në mars të vitit 2018, është pa dokumente, sot kërcënohet me dëbim.

Arbeni, i njohur si „Beni“, u vendos dy vite më parë në prefekturën e Tarn-et-Garonne, i vendosur në 115 si shumë migrantë. Ai shpejt u takua me anëtarët e ekipit „Secours Populaire 82“ dhe u bë njëri nga vullnetarët e tyre, informon Shtegu.com.

„Shumë i përkushtuar, ai ishte i pranishëm dhe aktiv çdo ditë, madje edhe gjatë izolimit“, pohon Bernard Frauciel, anëtar i departamentit të menaxhimit të „Secours Populaire 82“.
I dënuar më 1 tetor 2020 për të lënë territorin francez, Arben Çollaku aktualisht është vendosur në qendrën e paraburgimit Cornebarrieu, afër Toulouse (Haute-Garonne).

Ekipi i „Secours Populaire“ në Montauban bëri një angazhim me shkrim për të punësuar Arben Çollakun dhe për të avancuar pozitivisht çështjen e tij. Chantal Mauchet, prefekti i Tarn-et-Garonne, deri më tani nuk i është përgjigjur kësaj letre.

E kontaktuar nga France 3 Occitanie, prefektura e Tarn-et-Garonne nuk dëshiron të komunikojë mbi këtë çështje, procedura është në zhvillim e sipër.

(E plotësuar) Në ndërkohë, burime të ndryshme kanë njoftuar se Arbeni është dëbuar të shtunën pavarësisht një premtimi për punësim. Të shtunën, autoritetet franceze e hipën në avion me forcë për ta dëbuar.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...