Një foto e dërguar në Redaksinë e Shtegu.com nga lexuesi B.B. paraqet një pamje mahnitëse të fshatit Dikavec të Komunës së Zelenikovës, ne sezonin e dimrit.
Fshati është i rrezikuar për t`u zhdukur nga harta gjeografike, pasi nga mosinteresimi i pushtetarëve, fshatarët janë të detyruar të zhvendosen në vise të tjera.
Edhe përkundër apeleve të shpeshta për të intervenuar në rregullimin e rrugës, që është vendimtare në mirëqenien e fshatarëve të paktë në këtë fshat, deri më tani askush nuk iu është përgjigjur thirrjeve, duke i lënë fshatarët nën mëshirën e një bukurie që në shekullin XXI po vret njerëz.


