Mbishkrimi „Kosova është Serbi“ i shqetëson austriakët

Date:

14:15:32                 2018-01-30

 

 

Disa persona të panjohur kanë thyer xhama dhe i kanë vizatuar muret. Policia austriake është në kërkim të autorëve.

Vandalët kanë shkatërruar stacionin e autobuësve në Greinsfurth të Austrisë, në periudhën në mes të 19 dhe 21 janarit. Autorët deri më tani të panjohur, kanë shkatërruar automatin e pagesës së biletave, duke e thyer monitorin e tij dhe skanerin.

Bile edhe disa xhama të stacionit janë thyer tërësisht, ndërsa pllakatet janë djegur, shkruan gazeta austriake „NOEN“, përcjellë Shtegu.com. Policia ka gjetur edhe mbishkrime në muret e stacionit, të cilat dyshohet se janë shkruar nga autorët e njëjtë. Në to është shënuar: „Kosova është Serbi“ dhe „Lahi Maki dhe Sahi kanë qenë këtu“.

Hetimet janë në rrjedhë e sipër. Policia është në kërkim të dëshmitarëve dhe kërkon ndihmë nga popullata. Ai i cili ka vërejtur diçka të dyshimtë, duhet të lajmërohet në stacionin përkatës policor.

Dëmi i shkaktuar kalon vlerën prej 7.500 euro. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...