Familja e dëbuar shqiptare, me gjasa të mira për tu rikthyer në Gjermani
13:12:03 2018-01-30
Në rastin e një dëbimi të kontestueshëm të familjes shqiptare nga Kirchbarkau në rrethinën Plön të Gjermanisë, gjerat sërish kanë filluar të lëvizin. Familja shqiptare tani ka gjasa të mira për tu rikthyer në Gjermani: Sipas informatave të revisët gjermane „Schleswig-Holstein“, autoritetet për të huajt në rrethinën Plön duan ta anulojnë ndalesën e familjes për të hyrë në Gjermani, përcjellë Shtegu.com. Autorizimin për këtë e kanë pranuar gjatë javës së kaluar, pasi Gjykata federale gjermane i ka rivlerësuar rrethanat e krijuara. Rasti më nuk qëndron tek Departamenti gjerman për migrim dhe refugjatë, por tek autoritetet përkatëse gjermane për të huajt. Në këtë rast, tek autoritetet për të huajt në rrethinën Plön.
Mirëpo, parakusht për heqjen e ndalesës është pajisja me një vizë të rregullt. Për këtë vendosë Ambasada gjermane në Tiranë. Sipas të gjitha informatave, atje familja Cekaj ka parashtruar kërkesë për vizë. Se kur do të sjellet vendimi, mbetet e paqartë.
Gjatë verës së kaluar, rasti i kësaj familje shqiptare ka shkaktuar shumë reagime: Familja është dëbuar për në Shqipëri, edhe pse nuk janë shfyrtëzuar të gjitha mundësitë juridike. Rrethina Plön ka lejuar dëbimin e familjes pa pritur edhe vendimin e Komisionit për raste të rënda. Pengesë e madhe në këtë drejtim ka qenë ndalesa 30-mujore për të hyrë në territorin gjerman, e cila iu shqiptua pas dëbimit. (Shtegu.com)