E tradhëtoi bluza Adidas, arrestohet veriamqedonasi që shkaktoi trazira në samitin G-20 në Gjermani

Date:

11:54:49                2019-04-21

 

Grupi hetues gjerman „Schëarzer Block“ ka arrestuar një shtetas veriamqedonas që kishte shkaktuar trazira në samitin G-20!

Verimaqedonasi 36-vjeçar akuzohet se të paktën shtatë shishe qelqi i ka hedhur në drejtim të policisë, gjatë protestave kundër samitit G-20 në fillim të korrikut të vitit 2017, në lagjen Schanzenviertel, ka deklaruar të premten policia gjermane, përcjell Shtegu.com. Verimaqedonasi ishte arrestuar qysh të mërkurën në Hammerbrook, me dyshimin për shkelje të rëndë të paqes. Në ndërkohë, një gjykatës ka lëshuar urdhërarrest të përkohshëm.

Grupi hetues gjerman „Schëarzer Block“ kishte publikuar imazhin e të dyshuarit në hetimin e dytë publik në vitin 2018. Pas kësaj, para disa javësh erdhi një informatë për verimaqedonasin 36-vjeçar.

Deri më tani janë zhvilluar më tepër se 3500 hetime, në përgjigje të asaj që ka ndodhur në lidhje me samitin G-20, nga të cilat më shumë se 800 janë raportuar kundër më shumë se 900 personave të akuzuar.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Një shofer kamioni 60-vjeçar vdiq dhe një i dytë...

Talenti i ri i tenorit nga Kosova, Granit Musliu përkrah yjeve botërorë në Mynih

Vetëm gjashtë vjet më parë, Granit Musliu erdhi në...

Shtetasi maqedonas (40) qëlloi qëllimisht një polic zviceran në kokë

Kaos trafiku në Dietikon, Cyrih, të martën në mbrëmje....

FTESË PËR EKSPOZITËN „NËNTORI I PARË“

FTESË PËR EKSPOZITËN "NËNTORI I PARË"