Maqedonasit shesin identitetin e tyre për një punë në Europë
12:50:11 2017-09-22
Gjithnjë e më shumë maqedonas janë të gatshëm të paguajnë mijëra euro për një pasaportë bullgare. Përse maqedonasit tërhiqen nga shtetësia e tyre dhe kush përfiton nga ky fenomen, për „Sputnik“ ka rrëfyer një banor i kryeqytetit në Shkup.
„Kam absolvuar në Fakultetin Juridik, por nuk mund të gjej punë. Po përpiqem të pajisem me një pasaportë bullgare për të gjetur punë jashtë vendit, pasi është e pamundur që me një rrogë prej dyqind eurosh të cilat prindërit e mi i fitojnë në një fabrikë, të mbijetojmë“, ka pohuar maqedonasi i cili ka dashur të ngelë anonim.
Si rezultat i gjithë kësaj. shumica e maqedonasve duan të pajisen me pasaportë bullgare. Tash e dhjetë vite, shumica e atyre që kanë farefis në Bullgari, arrijnë të pjisen me dokumente bullgare me një procedurë të shkurtër. Përndryshe, duhet pritur dy vite. Kohëve të fundit, nëpër rrjetet sociale janë paraqitur shumë të ashtuquajtur „ndërmjetësues“, të cilët për disa mijëra euro mund ta përshpejtojnë procesin.
Me këtë rast, maqedonasit e humbin identitetin e tyre kombëtar: Pas marrjes së shtetësisë bullgare, ata në Maqedoni llogariten si të huaj, transmeton „Shtegu.com“. „Bullgarët janë shumë mikpritës me ne, pasi nuk e njohin kombin maqedonas. Kjo është e rëndë për mua, por po ngushëllohem me faktin se Maqedoninë do ta mbaj gjithnjë në zemër dhe askush nuk mund të ma marrë“, ka përfunduar maqedonasi.
Nuk ekzistojnë të dhëna të sakta se sa maqedonas janë pajisur me pasaportë bullgare, por sipas disa medieve, në 15 vitet e fundit janë lëshuar jo më pak se 50.000 dokumente. Me rastin e pajisej me dokument bullgar, çdo shtetas maqedonas është i obliguar të nënshkruajë një dokument me të cilin ai e njeh gjuhën bullgare si gjuhë amtare. Si për ironi, maqedonasit në shekullin 20 janë përpjekur që të bëhen popull i pavarur me gjuhë të veten dhe jo të njihen si „bullgarë të helenizuar“.