Arrestohet maqedonasi i shumëkërkuar në Zvicër

Date:

12:17:58                 2017-09-22

 

 

 

 

Doganierët zviceranë kanë arrestuar në Bazel një shtetas 40-vjeçar të shumëkërkuar maqedonas. Me një identitet të rremë ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest nga autoritetet e Kantonit Vaud.

 

Para pak ditësh, doganierët zviceranë kanë kontrolluar një veturë të imatrikuluar jashtë vendit, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane, njofton „Shtegu.com“. Personi në veturë, në vendkalimin kufitar Bazel-Lysbüchel ka dashur të kalojë nga Zvicra për në Francë.

 

Gjatë kontrollit, doganierët kanë konstatuar se shtetasi maqedonas me identitet të rremë, ka qenë i kërkuar me vite nga autoritetet e Kantonit Vaud. Për shkak të disa plaçkitjeve, ai ishte dënuar me burg dhe ndaj tij disa herë është lëshuar fletarrest.

 

Personi në fjalë nuk ka bërë rrezistim gjatë arrestimit dhe i është dorëzuar Policisë zvicerane të Kantonit Bazel.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...