Arrestohet shtetasi maqedonas që kërcënoi se do të vriste 80-90 persona

Date:

13:25:27               2016-08-14

 

 

 

 

Policia gjermane ka arrestuar shtetasin maqedonas i cili ka përkrahur atentatorin e Mynihut, i cili kishte dhënë një alarm të rremë pas sulmeve të Mynihut.

 

 

 

Sipas gazetës gjermane „Bild“, shtetasi maqedonas e kishte dërguar një e-mail me një foto, në të cilën janë parë lulet në Qendrën tregtare „Olympia“. Më 23 korrik të këtij viti, një person atje kishte vrarë nëntë persona dhe më pas edhe vetveten.

 

 

 

Me këtë rast, ai kishte shkruar: „Po ta bëja unë këtë akt, nuk do të vdisnin tetë apo nëntë persona, por tetëdhjetë apo nëntëdhjetë“.

 

 

 

Një kërcënim të tillë e kishte bërë në rast se nuk do ta pranonte pensionin.

 

 

 

Sipas „Bild“, i dyshuari është shtetas 53-vjeçar maqedonas, i cili për herë të fundit ka jetuar në Mynih, ndërsa është dashur të pranojë pensionin nga shtetet e Commonwealthit. E-maili i është shkruar autoriteteve australiane, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Shtetasi maqedonas, arrestimin e të cilit e ka konfirmuar Prokuroria gjermane, shpeshëherë ishte kërcënuar me veprime të çuditshme. Me një rast ai e kishte lëshuar sallën e gjyqit duke bërtitur në shenjë pakënaqësie për një vendim gjyësor në dëm të tij. Me këtë rast ai e kishte kërcënuar një gjykatës me vdekje.

 

 

 

Pas atentatit në qendrën tregtare, shumë përkrahës të atentatit e kishin shfrytëzuar situatën, ndërsa policia gjermane ka publikuar paralajmërime masive.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...