Mansory zgjeron Urusin e Lamborghinit me çmim marramendës (Foto/Video)

Date:

Urus është SUV-i i parë i prodhuesit italian të hiper-veturave sportive, Lamborghini, i cili në versionin bazë është shumë i fuqishëm dhe tërheqës.

Atyre të cilëve nuk iu duket mjaftueshëm, kompania gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Mansory, ka përgatitur një paketë të veçantë, transmeton Koha.net.

Kjo paketë quhet “Mansory Lamborghini Urus Venatus” dhe përfshinë zgjerimin e këtij SUV-i tërheqës si dhe rrotat speciale “Yavin” 24-inçësh.

Mansory nuk ka specifikuar të dhënat teknike dhe ndonjë ndryshim në motor, por mund të pritet që fuqia e motorit të këtij Urusi të përforcohet dukshëm, varësisht nga dëshira e klientit.

Ky Urus, po ashtu, ka motor 4.0-litër V8 me kapacitet prej 641 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3.6 sekonda dhe atë maksimale deri në 305 km/h.

Gjithashtu, edhe interieri i këtij Urusit është ridizajnuar tërësisht por në përputhje me trendin e prodhuesit italian. Në interier, më shumë dominon lëkura më cilësore dhe disa pjesë nga fibra të karbonit.

Sa i përket çmimit, “Mansory Lamborghini Urus Venatus” kushton 475,762 euro.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...