Mahniten gjermanët: Rekorderi Bekim Shabani shënon 40 gola për FC Kosova München e. V.

247 Lexime

15:46:19                2019-06-15

 

 

Në sezonin e fundit në futboll, rrethina e Mynihut në Gjermani, në 28 liga 369 ekipe kanë luftuar për pikë dhe për shënimin e golave. Pothuajse dhjetë për qind e tyre, janë ekipe me një sfond ndërkombëtar.

Spektri varion nga Anadolu Bayern deri tek SV Türkgücü-Ataspor. Në këto ekipe janë të përfaqësuara shumë nacionalitete, kryesisht për sportet rekreative – sporti duhet të jetë mbi të gjitha një pjesë e shtëpisë.

Por edhe një herë, një ekip ka dalë nga anonimiteti, shkruajnë mediat gjermane, njofton Shtegu.com. FC Kosova është promovuar për herë të parë në Ligën e rrethinës së Bavarisë së Epërme dhe tani do të përkujdeset për vëmendje më të madhe në suaza ndërajonale. „Ishte një rrugë e gjatë dhe e vështirë, më në fund ia arritëm qëllimit dhe e festuam në mënyrë përkatëse“, thotë nga kryesia e klubit, Bene Kelmendi.

Klubi, i themeluar në vitin 1991, po përjetonte vite të vështira, sepse shikimi i shqetësuar vazhdonte të kthehej në Kosovë. Lufta në Ballkan i detyroi shumë kosovarë që ta lënë vendlindjen pa dashje. „Aktualisht, në rrethinën e Mynihut jetojnë rreth 25 000 bashkatdhetarë të mi, kështu që për ne gjithashtu ishte e rëndësishme që të ngitemi më lart në aspektin sportiv“, thotë Bene Kelmendi, i cili fatin e FC Kosovës është duke e kryesuar për tre vite: „Kemi pasur shumë probleme, por tani jemi inkuadruar në ligën ndërajonale“.

Në këtë mënyrë, FC Kosova triumfoi pa konkurrencë në kampionat, ekipi i trajnerit Bajram Kackin shënoi 104 gola dhe njëri nga lojtarët e fitoi titullin e golashënuesit më të mirë. Bëhet fjalë për Bekim Shabanin, i cili tashmë ka arritur kulminacionin e tij, ka arritur të shënojë 40 gola të pabesueshëm. „Angazhimi i tij ishte një rast i fatit për ne. Jam i bindur se të gjithë lojtarët kryesorë do të qëndrojnë tek ne, por natyrisht se edhe do të përforcohemi, sepse kjo ligë e re për ne është një sfidë e madhe“. Shpresat e kryesisë vazhdojnë të rriten edhe më tej: „Për fat të mirë, kemi sponsorë të mëdhenj dhe duam të inkuadrohemi në një rang mëtë lartë“.

Kosovarët janë akomoduar në objektin e sporteve të rrethinës në rrugën „Kronëinklerstrasse“ dhe në sezonin e ri, aty do të zhvillohetnjë derbi i vërtetë, pasi edhe ekipi Dauerbrenner SV Aubing ndodhet në perëndim të Mynihut. „Megjithatë, ne kemi marr premtimin nga qyteti i Mynihut se mund së shpejti mund të zhvendosemi në parkun e ri sportiv Freiham dhe atëherë shpresojmë se shumë të rinj do të frymëzohen për të luajtur në klubin tonë“, thotë shefi i Kosovës, i cili nuk e fsheh faktin se sytë i ka ende nga Ballkani jo i qetë.

„Për këtë, bashkatdhetarëve tanë duam t`u ndërmjetësojmë një pjesë të vendlindjes dhe gjithashtu t`u ofrojmë manifestime kulturore, që shumë refugjatëve kosovarë t`u sjellim gëzim“.