Zënka në kantier, viktima kërkon 40 mijë franga dëmshpërblim

106 Lexime

20:24:26              2019-06-14

 

 

Në një mosmarrëveshje midis dy kosovarëve në një kantier ndërtimi në Gebenstorf të Zvicrës, i pandehuri dyshohet kundërshtarin e ka shtyrë në një gropë tre metra të thellë. Përpara Gjykatës rajonale të Badenit, 34-vjeçari i ka mohuar akuzat.

Të dy kanë dashur të shfrytëzojnë një pajisje të punës. Gjatë kësaj, shpërtheu një zënkë në mes tyre dhe u përshkallëzua shpejt, pasi njëri nga dy punëtorët e kantierit ra në tre metra thellësi dhe u lëndua seriozisht. Sipas aktakuzës së prokurorisë dhe deklaratës së viktimës kosovare, ai është shtyrë nga bashkatdhetari i vet dhe kolegu, G.K..

Por, ky e mohon incidentin e vitit 2016. „Prokuroria dhe pala tjetër thonë kështu, por nuk është e vërtetë“.

Që nga aksidenti, viktima nuk ka qenë në gjendje të punojë dhe është dashur të operohej tetë herë, shkruan „Aargauer Zeitung“, përcjell Shtegu.com. Tashmë është planifikuar edhe një ndërhyrje tjetër, pasi ai vuan nga dhimbje të forta. Prokuroria ka kërkuar një dënim prej tre vitesh burg kundër 34-vjeçarit, prej të cilave së paku një vit do të duhej ta kalojë pas grilave. Përveç kësaj, në rast të dënimit, atij i kërcënohen edhe gjobë e madhe: Viktima kërkon një kompensim prej 40,000 frangash.

Nga ana tjetër, G. K. ka pranuar se nuk i ka ofruar ndihmë gjatë incidentit. Për prokurorin kjo paraqet një kontradiktë: „Nëse dikush e pranon këtë fakt, atëherë është nënkuptohet që personi e ka shtyrë atë“.

Siç raporton Tele M1, të enjten në mbrëmje, punëtori kosovar është liruar nga akuzat për tentativë të sulmit të rëndë dhe dështimit për të ofruar ndihmë emergjente.