Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen e boshnjakut

Date:

16:47:27                  2019-06-15

 

 

Policia austriake, mbrëmjen e së premtes ka arrestuar një shqiptar 34-vjeçar, pas vrasjes në Salzburg-Lehen. Hetuesit policorë nuk kanë dashur të tregojnë nëse bëhet fjalë për autorin e vrasjes. Në fillim të qershorit, një boshnjak 46-vjeçar u qëllua për vdekje para një lokali. Djali i tij u plagos në pjesën e sipërme të kofshës së këmbës.

Shqiptari i dyshimtë është marrë në pyetje që nga orët e mëngjesit të së shtunës, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Deri më tani, policia austriake nuk e ka konfirmuar as rolin e të arrestuarit, e as nuk ka mohuar se në të vërtetë bëhet fjalë për autorin e vrasjes në Lehen. „Se çfarë roli ka personi i arrestuar, për momentin nuk mund të zbulojmë për shkak të hetimeve në vazhdim“, ka thënë zëdhënësja e policisë, Verena Rainer. Edhe vendndodhja e arrestimit dhe se si kriminologët janë informuar për të dyshuarin, nuk përmendet për arsye taktike.

Fundjavën e kaluar, një kalimtar rasti kishte zbuluar një armë në Salzburg-Lehen. Bëhet fjalë për një pistoletë të llojit Glock me një kalibër prej nëntë milimetrash. Mbetet ende e paqartë nëse kjo pistoletë është arma e vrasjes. Deri më tani, hetimi mjeko-ligjor nuk ka dhënë rezultate.

Mbrëmjen e 4 qershorit, përpara një lokali në rrugën „Ignaz-Harrer-Strasse“ në Salzburg-Lehen, ishte shkaktuar një zënkë midis një boshnjaku 24-vjeçar dhe një vrasësi të dyshuar. 24-vjeçari thuhet se po festonte lindjen e fëmijës së tij në restorant, autori e kishte sulmuar atë. Boshnjaku e kishte sjell babain e tij si përforcim. Mirëpo, i panjohuri e kishte qëlluar me dy të shtëna duke e lënë të vdekur. Djali i tij 24-vjeçar u plagos në pjesën e sipërme të kofshës së këmbës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...