Luan G. (18), djali i shqiptarit të vrarë nga italiani, gjithashtu është gjendur i ulur në sallën e gjyqit. Nxënësi i shkollës së mesme kishte ardhur enkas nga Heidelbergi i Gjermanisë, për të ndjekur procesin: “Shumë gjatë e prita këtë ditë. Doja ta shikoja vrasësin e babait tim në fytyrë. Fakti që ai qau ashtu, është një shenjë për mua se ai është vrasës“. I riu nuk dëshiron ta fshehë zemërimin e tij dhe thotë: „Ai duhet të vuajë çdo ditë dhe të kujtohet për atë që bëri!“, informon Shtegu.com.
Për shkak se avokatja mbrojtëse dje u dorëzoi letra të të pandehurit të pikëlluarve, gjykimi është ndërprerë. Nëse dënohet për vrasje, Alessandro M. do të përballet me burgim të përjetshëm. Vendimi gjyqësor pritet të shqiptohet më 2 nëntor.

