Enter Air i këndellur që do të fillojë bashkëpunimin me Air Prishtina

Date:

Në dimrin e periudhës 2020/21, linja ajrore polake „Enter Air“ do të fluturojë në emër të Air Prishtina si një charter i plotë nga Bazeli për në Prishtinë. Katër herë në javë – të mërkurën, të premten, të shtunën dhe të dielën – kryeqyteti kosovar do të shërbehet nga qyteti që gjendet në trekëndëshin kufitar. Për të siguruar këtë lidhje, në fillim të Tetorit Enter Air stacionoi një nga 24 avionët e tij në EuroAirport. Bëhet fjalë për një avion Boeing 737-800 me 189 vende, informon Shtegu.com.

„Me vendosjen e një avioni në Euroairport, duam të hedhim themelin për një bashkëpunim afatgjatë me aeroportin Basel-Mulhouse-Freiburg dhe të zgjerojmë vazhdimisht biznesin tonë në trekëndësh“, thotë Andrzej Kobielski, CCO i Enter Air, dhe shton: „Me Air Prishtina, ne kemi një partner të fortë në krah, i cili është i vendosur në rajon dhe që na e bën shumë më të lehtë hyrjen në tregun e Bazelit“. Për verën e vitit 2021, Enter Air planifikon, përveç fluturimeve ballkanike për Air Prishtina, të përfshijë fluturime drejt destinacioneve turistike në emër të operatorëve të ndryshëm turistikë në orarin e fluturimeve. Aktualisht janë duke u zhvilluar përgatitjet përkatëse.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...