Luani mund të qëndrojë në Gjermani, prindërit të rrezikuar nga dëbimi

35 Lexime

16:00:29              2018-01-08

 

 

 

Nxënësi kosovar Luan Zejneli (18) do të duhet të frikësohet edhe më tej. Pasi miqtë dhe shokët e tij të klasës e penguan dëbimin e tij nga Gjermania, ky veprim tani iu kërcënohet prindërve të tij.

 

Hasan dhe Dijana Zejneli duhet të kthehen në Kosovë, nëse jo vullnetarisht, atëherë do të dëbohen. Në Gjermani ata kanë ardhur para tre vitesh, me djalin e tyre Luanin.

 

Familja kosovare nuk ka parë më perspektivë në vendlindje. „Nëna e Luanit është e sëmurë, babai është duke luftuar me probleme të rënda psikike që nga lufta e Kosovës“, e përshkruan situatën shoku i Luanit, Benjamin Heinsohn.

 

Nxënësi kosovar është dashur të dëbohet për në Kosovë, por duke ju falënderuar miqve dhe shokëve të tij, Komisioni gjerman për raste të rënda ka vendosur që Luani të qëndrojë edhe më tej në Gjermani dhe ta vazhdojë shkollimin. Nga dita e premte është duke u nënshkruar peticion i cili ka për qëllim mundësimin e qëndrimit të mëtutjeshëm të Hasan dhe Dijana Zejnelit në Gjermani, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë Shtegu.com. Tani, rasti është duke u shqyrtuar edhe nga Komisioni gjerman për raste të rënda.

 

„Luani dhe prindërit e tij kanë frikë, por janë duke shpresuar tek ne dhe Këshilli gjerman i Saksonisë për refugjatë“, ka pohuar Heinsohn. „Ata po shpresojnë se gjithçka do të përfundojë më së miri“. Trajtimi mjekësor për të cilin ata kanë nevojë shtë shumë i shtrenjtë. Përpos kësaj, familja Zejneli në Kosovë do të lihej në pamëshirë, pasi nuk kanë antarë të tjerë të familjes. (Shtegu.com)