Policia zvicerane arreston tre shqiptarë, ja përse !

37 Lexime

16:54:44           2018-01-08

 

 

 

Policia zvicerane e Kantonit Solothurn ka arrestuar tre shqiptarë të moshës 23-, deri 28-vjeçare në Kappel, nën dyshimin se kanë qenë pjesëmarrës në plaçkitje të ndryshme. Shqiptarët janë arrestuar përkohësisht për hetime të mëtutjeshme.

 

Mbrëmjen e së shtunës rreth orës 18.00, një patrulle policore i kishte rënë në sy një vozitës në lagjen «Schleife» në Kappel. Gjatë kontrollit policor, ai nuk ka dhënë ndonjë arsye përse është duke qëndruar në këtë vend. Më pas, disa kalimtarë i kanë bërë me dije policisë se dy persona të dyshimtë janë vërejtur në lagjen «Grossmatt», shkruajnë mediat zvicerane, përcjellë Shtegu.com. Pas pak kohe, policia ka arritur t`i ndalojë shqiptarët e dyshuar. Tani, të tre shqiptarët janë të dyshuar për pjesëmarrje në plaçkitje të ndryshme dhe po mbahen në arrest. (Shtegu.com)