LAJM I FUNDIT: Kosovari vret dy femra në Zvicër

48 Lexime

12:38:51               2018-01-08

 

 

Policia zvicerane e Kantonit Aargau, mëngjesin e së hënës, në Hausen të Zvicrës ka gjetur dy femra të vrara. Një informatë të tillë e ka konfirmuar policia përmes gazetës „Blick“, përcjellë Shtegu.com. Bëhet fjalë për një vrasje.

Për momentin, në Hausen janë mobilizuar forca policore. Në një godinë janë gjetur dy kufoma të femrave. Vrasësi i dyshuar është një kosovari arrestuar 54-vjeçar. Informta shtesë do t`ju sjellim në vazhdim. (Shtegu.com)

 

 

E plotësuar: Viktimat janë dy gra të rritura, të cilat sipas njoftimeve të para janë nga rrethi familjar i dorasit. Sipas policisë zvicerane, njëra nga gratë e vrara është bashkëshortja e tij 38-vjeçare.
Identiteti i viktimës së dytë do të duhet të sqarohet. Edhe ajo është nga rrethi familjar i dorasit. Për të sqaruar rastin më hollësisht, Prokuroria Brugg-Zurzach ka urdhëruar obduksionin e viktimave.

Motivi dhe arsyet e gjakderdhjes mbeten ende të paqarta. (Shtegu.com)