Lodhen mërgimtarët, dorëzohet edhe Labi

56 Lexime

22:13:54               2016-03-19

 

 

 

 

Në një postim të tij në Facebook, këngëtari dhe veprimtari human Labinot Tahiri – Labi, si duke është „dorëzuar“ nga veprimtaria e tij e palodhshme për të ndihmuar personat në nevojë. Lidhur me një ndihmë që i ishte kërkuar për një vajzë të sëmurë nga leukemia, ai ka shkruar:

 

 

 

„Miq të dashur kam një propozim!
Lexoje me vëmendje mundësisht, është për popullatën tonë.
Do ti lutesha Popullit që ato aparatura për këso raste të semura e me shuma marramendëse që po i deponojmë jashtë vendit tonë, më mirë do të na dalë llogaria ti shërojme në KOSOVË.
Të punësojmë mjek të nivelit të lartë që mos të na shkojnë parat në këtë formë sepse mbaroi XHEPI I MERGIMTARËVE DHE I SHQIPTARËVE.
Pasha të madhin Zot, unë për vete nuk kam fytyrë më të kêrkoj ato shume të pakapshme ja 100 mijë, ja 200 mijë…..!
Unë shpresoj se edhe Ministria na ndihmon dhe parat tona së bashku ti tubojmë e ta dhurojmë dhurat nga POPULLI YNË MBARËKOMBËTAR, edhe nesër unê po të jem me Leokimi tê shtrihem në atë spital.
Ashtu kështu po vdesim edhe nê Turqi, më mirë të vdesim në vendin tonê dhe shembull parat e mia ti lë në vendin tonë, me zor jeta nuk caktohet nga ne. Ta bejmë njê plan së bashku me shëndetësinë, për LEOKEMINË spse unë nuk marr vesh shumë, dhe ta vendosim në ndonje repart të duhur në spitalin tonë.
Vetëm me lobimet e mia që kam bërë brenda dy viteve jam i bindur që mbi 1 milion euro janë dal nga shteti ynë.
Kjo ide nuk është për tu nënçmuar, është në të miren tonë.
Edhe në Kosovë mund të bëhet një gjë e tillë.
Pse ti çojm ato milionat nėpër Turqi e Francë, e ku ta di unë.
Me besoni me çdo gurbetçarë që unë e takoj më thonë jemi LODH.
Dhe është e sakt që i kemi lodhë.
Unë më nuk mund te thëras njerëzit për ato shuma edhe plus me i dërgu jashtë vendit për shërime.
Kerkoj shumë shumë falje mos të tentojë më njeri sepse u bë boll me vjen keq edhe vajza ime po të është.
Shpërndaje dhe ruaje Labinot Tahiri.
Faleminderit.“

Një propozim shumë me vend i Labit, kur merret parasysh se sa të sëmurë janë shëruar kashtë vendit, me shuma marramendëse të hollash, të tubuara kryesisht nga mërgimtarët tanë jashtë vendit.