LAJMI FUNDIT: Shtetasi maqedonas sulmon me thikë policin zviceran

Date:

20:21:21               2017-07-11

 

 

 

 

 

 

Një shtetas 31-vjeçar me shtetësi maqedonase, gjatë fundjavës së kaluar ka sulmuar me thikë një polic zviceran. Personi në fjalë, i cili vuan nga çrregullime psikologjike, ka sulmuar policin zviceran natën në mes të shtunës dhe të dielës, në Granges-Paccot. Për fat të mirë, polici ka shpëtuar vetëm falë xhamave të sportelit.

 

 

 

 

Shtetasi maqedonas është paraqitur në polici rreth orës 01.00 me qëllim që të parashtrojë një ankesë. Gjatë kësaj, ai paprtimas ka nxjerrë një thikë të kuzhinës, me gjatësi prej 11 centimetrave, në përpjekje për të goditur zyrtarin policor, shkruajnë mediet frankofone të Zvicrës, njofton „Shtegu.com“. Sulmuesi është arrestuar menjëherë, ndërsa askush nuk është lënduar.

 

 

 

 

Sulmi nuk ka të bëjë me terrorizëm, ndërsa ai edhe më heret ka qenë i njohur për agresivitetin e tij ndaj policisë. Shtetasi maqedonas është dorëzuar për trajtim mjekësor në një institucion përkatës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...