Lajmërimi i gabuar për migrantët në Austri, shkakton debate
17:32:24 2016-01-24
Në fakt, qyteti i Mödlingut në Austri, ka dashur vetëm të gjejë rehatinë e duhur, por një lajmërim i publikuar ka shkaktuar reagime të shumtë. Sipas tij, në pishinë mund të vijnë migrantë (është menduar në refugjatë) vetëm me përcjellje. Pas shumë reagimeve të ashpra, tashmë ka pasuar kërkimi i faljes.
Mysafirët ishin ankuar se refugjatët e rinj, të veshur me tuta, kishin kërcyer në pishinë. Me këtë rast ka reaguar ekipi i pishinës së qytetit, i cili ka ngjitur një lajmërim që ka shkaktuar revoltë të vëretë në internet, duke zwvendwsuar fjalwn „refugjat“ me „migrant“.
Para së gjithash, formulimi i fjalisë „Personat me prejardhje migrimi“ i ka irrituar në masë të madhe austriakët. Por, në fakt është menduar për refugjatë pa përcjellje, thuhet në komunikatën e qytetit, shkruan „Krone“, njofton „Shtegu.com“. Nënkryetari i komunës, Hans Stefan Hintner tashmë ka kërkuar falje për „tekstin e keqkuptuar“ duke e hequr menjëherë.
Shumica e politikanëve austriakë, këtë lajmërim e kanë cilësuar si ndalesë raciste, duke kërkuar dorëheqje të personit përgjegjës në komunë për çështje sporti, Robert Mayer.