Lajm tronditës nga bota e futbollit: Humb jetën një futbollist profesionist spanjoll
13:55:24 2019-06-01
Një lajm i hidhur vjen për botën e futbollit nga Spanja: Futbollisti profesionist, José Antonio Reyes ka humbur jetën gjatë një aksidenti në komunikacion.
Ai ka luajtur për Arsenalin e Londrës, FC Sevilla dhe Real Madrid. Tani, bëhet e ditur se futbollisti spanjoll, José Antonio Reyes, ka humbur jetën në një aksident në komunikacion. Ai ishte vetëm 35 vjeç, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Sëhtegu.com.
Të shtunën, ish klubi i tij nga Sevilja e ka konfirmuar lajmin e trishtuar nëpërmjet Twitter-it.
Në karrierën e tij, spanjolli ka fituar pesë herë Europa League – dy herë me Atlético Madrid (2009/10, 2011/12) dhe tre herë radhazi me Sevilla FC (2014-16). Ai gjithashtu u bë kampion kombëtar me Real Madridin dhe Arsenalin. Për ekipin kombëtar spanjoll, ai ka zhvilluar 21 ndeshje dhe në vitin 2006 ishte pjesë e skuadrës spanjolle për Kupën e Botës në Gjermani. Kohët e fundit, Reyes ishte aktiv në ligën e dytë më të lartë spanjolle, tek ekipi UD Extremadura.