Ankohet nëna shqiptare e tre fëmijëve, pasi dënohet me shtatë vite e gjysmë burg
14:58:42 2019-06-01
Së bashku me burrin e saj dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, një grua kishte furnizuar të varurit nga droga në ëynental. Para Gjykatës federale zvicerane, ajo ka kërkuar lirimin e saj, por pa sukses.
Një veturë e verdhë e llojit Citroën, i kishte çuar hetuesit gjurmëve të trafikantëve të drogës: Policisë zvicerane i kishte rënë në sy kjo veturë në Wynental dhe ata e kanë përcjellur duke shkuar nëpër vendet e njohura për shitje të lëndëve narkotike, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Fillimi i një operacioni të vëzhgimit, në fund të të cilit u përgatitën 6,109 faqe aktakuzë, 29 numra telefoni të përgjuar dhe 21.000 protokolle telefonike të përgjuara.
Në një veprim të koordinuar, grupi u arrestua në tetor të vitit 2015. Në fund të gushtit 2017, Gjykata rajonaole e Kulmit i ka dënuar dy autorët kryesorë – një çift i martuar – për shkak të veprës penale kundër Ligjit të narkotikëve me 7.5 vjet burg, trafikantin me 4.5 vjet dhe tregtarin e kokainës që mallin e tij e shiste nëpërmjet rrjetit të treshes, me 3 vite. Nga mesi i muajit maj, prokurori i Zofingen Kulm kishte njoftuar: Një shqiptar i cili ka qenë i shpallur ndërkombëtarisht që nga viti 2016, në fillim të prillit ishte arrestuar në Maqedoni e Veriut dhe ishte ekstraduar së fundmi në Zvicër. 23-vjeçari tani gjendet në paraburgim, ndërsa dyshohet fuqishëm të ketë qenë pjesë e bandës së drogës.
Shumë më tepër se bashkëpunëtori i supozuar, është nëna e tre fëmijëve pas grilave. Gruaja që me burrin e saj në Wynental kishte krijuar një biznes fitimprurës. Me shitjen e 9.7 kilogramë heroine dhe 255 gramë kokaine, për një vit e gjysmë kishin arritur një qarkullim prej rreth 325,000 frangash zvicerane.
Edhe sot e kësaj dite, ajo i mohon akuzat se ka luajtur një rol udhëheqës: Para Gjykatës federale, ajo i ka hedhur poshtë akuzat se ka qenë kreu i bandës. Nga gjykata më e lartë zviceranet, ajo ka kërkuar reduktim të dënimit në një maksimum prej tre vitesh dhe lirimin e saj të menjëhershëm nga paraburgimi.
Argumenti i saj kryesor: Ajo nuk ka marr pjesë vullnetarisht në trafikimin e drogës, por se burri i saj e ka detyruar me rrahje dhe kërcënime ndaj saj. Në ankesën e saj, gruaja përpiqet të spjegojë kontributin e saj sa më pak të jetë e mundur. Herë pas here ajo ka punuar, por vetëm si një ndërlidhëse parash, thotë ajo. Në kërkesën për lirimin e saj, ajo arsyetohet se ka marr mësim dhe në të ardhmen do të jetë e përqednruar vetëm në përkujdesje të fëmijëve.
Mirëpo, Gjykata federale i ka hedhur poshtë argumentet e saj si të pajustifikueshme. Ankesa është hedhur poshtë, trafikantja e drogës mbetet në burg.