Edhe kryetari austriak i dhuron lule foshnjes së urryer myslimane

44 Lexime

12:11:05               2018-01-08

 

 

Rasti i foshnjes që lindi e para në Vjen të Austrisë për këtë vit dhe e cila u pritë me urrejtje nga disa lexues, ka detyruar të reagojnë edhe kardinali Christoph Schönborn dhe kryetari austriak Alexander Van der Bellen, të cilët foshnjes i kanë dhuruar lule në mënyrë virtuale.

 

Aksioni „Flowerrain“ në rrjetin Facebook për përkrahjen e foshnjes së parë në Vjenë të Austrisë për këtë vit, ka hasur në përkrahje të madhe edhe nga figura prominente: Gjatë fundjavës kardinali Christoph Schönborn dhe kryetari austriak Alexander Van der Bellen, foshnjes së vogël i kanë dhuruar lule virtuale në llogarinë e tyre në Facebook.

 

„Çdo fëmijë është një shenjë e shpresës“, ka theksuar Schönborn për „Kurier“, përcjellë Shtegu.com. Kryetari Van der Bellen nga ana tjetër, nënvizon se „të gjithë njerëzit janë të lindur të lirë dhe të barabartë, me dinjitet dhe të drejta të njëjta“.

 

Arsyeja për iniciativën e sekretarit gjeneral të Caritas-it austriak, Klaus Schëertner, për krijimin e „Flowerrain“ ishte urrejtja e shpërndarë ndaj foshnjes së lindur myslimane në Vjenë. Ideja e tij për mirëseardhje në këtë jetë të Aseles përmes urimeve në Facebook, ka hasur në më tepër se 36.000 pëlqime dhe shumë e shumë komente të uratave. Postimi i tij është shpërndarë rreth 16.000 herë.

 

Juristët austriakë janë duke shqyrtuar mundësinë e dënimit të komenteve raciste ndaj foshnjes myslimane. (Shtegu.com)