Ky është Obama nga Gostivari (VIDEO)

Date:

Shqiptarët në forma të ndryshme kanë shprehur gjithmonë admirimin dhe mirënjohjen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, proamerikanizmi i shqiptarëve të Ballkanit ka arritur majat pas çlirimit të Kosovës, proces në të cilin SHBA-të kishin rolin kryesor.

Pas vitit 1999, janë shtuar rrugët me emrat e liderëve amerikan ndërsa janë ngritur edhe buste për ta në disa qytete shqiptare. Në shenjë mirënjohje, shumë shqiptarë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut apo Shqipëri kanë pagëzuar fëmijët e tyre me emrat ose mbiemrat e lidërëve amerikan.

I tillë është edhe rasti me 11 vjeçarin Obama Neziri, nga fshati Çegran i Gostivarit. Ekipi i gazetës Lajm, e ka filmuar atë gjatë përgatitjes së një materiali për migrimin e nxënësve.

Obama Neziri ka folur për largimin e shokut të tij të bankës për të cilin thotë se i mungon shumë. Ai, është pagëzuar me mbiemrin e ish presidentit të SHBA-ve Barak Obama, i cili ishte presidenti i parë me ngjyrë dhe drejtoi SHBA-të nga viti 2009 deri në vitin 2017. /Gazeta LAJM

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...